Stop Dhunës!

Nga: Ajtanga Lubonja

Të them të drejten (edhe pse nuk eci dot) do vete në protesten "STOP DHUNES", ku motivi është dhuna kundra femrës! Pikë delikate e shoqërisë, e cila po evulon me hapa galopante...ku femra është kthyer në një tambur ku përplasin energjitë negative! E kthejnë në prostitutë e shesin e blejnë, e bejnë të prodhojnë femijë të cilët i përdorin si biznes, e rrahin e sakatojne...oh sa bëma çnjerëzore ushtrojne mbi femren o Zot! Thënia anadollake se si percaktohej femra (me falni për fjalorin) "Femrës jepi k... dhe dajak e je në rregull"! Sa diabolike, po e zbatuar në realitet! Kemi shumë raste deri në gjymtim, deri në vrasje... mjaftohet me "një urdhër mbrojtje" për disa muaj dhe keto femra të dhunuara lëshohen në mëshirë të fatit, ku bijnë pre e burrave që iu është prekur "krenaria e semure"! Të gjithë, mund të renditim shumë raste dhune, po ja sensibilizuam shoqerinë me protesta... po pa u sensibilizuar SHTETI, në themel... nuk ka zgjidhje!

 Ajtanga Lubonja

Ajtanga Lubonja

Nuk e di a ju kujtohet, vite më parë, kur ky K/M ishte kryebashkiak dhe bashkëjetonte me një personazh të njohur të ekranit... në një qytet bregdetar (ku po zhvillohej një event i rendësishëm kulturor), naten vonë, ushtroi aq dhunë mbi ate bashkëjetuesen e tijë sa u lebetit hoteli (e pra ishin intelektualë të dy) dhe më tej bëmat e tijë janë sistem i abuzimit çnjerëzor mbi femren... Të gjithë i dijme apo jo? E çmendi Matilden e shkretë! Po dhe vetë ka ngrene dru sa është dendur (e motivoi si politike atehere kur e rrahen, por nuk ishte, ishte thjeshtë perversitet! Të gjitha këta na venë në dilemë "Do sensibilizohet SHTETI!?" Ne do dalim të protestojmë "STOP DHUNES"....PO ME TEJ!!??