Po kalojmë një moment strategjik dhe po shkojmë drejt një dështimi tjetër historik.

Nga: Shenasi Rama

Ne shtypin shqiptar po kalon krejt ne heshtje vizita shume e rendesishme e Presidentit te Kines ne Serbi; pak a shume si kaloi edhe vizita e presidentit te Rusise ne Greqi. KA nje arsye te forte pse ndodh keshtu: paria e Tiranes eshte e varur nga interesa te huaja dhe nuk punon per shqiptaret; ende mendojne me mendesine e parave, te mileteve e te sekteve. Si edhe e kam thene shume kohe me pare, ekzistenca e shteteve dhe e kombeve varen jo vetem nga strukturat politike, shoqerore dhe te vlerave brenda kombit, por edhe nga situata strategjike. E ne kete pike, ndermjet shume te tjerash, jane te pakten pese elemente qe duhen vene re dhe qe nuk duhen anashkaluar:

1. Marreveshjet e pershkallezuara te Serbise dhe te Greqise me Kinen dhe me Rusine jane tregues te pamohueshem se Ballkani eshte nje gadishull ku interesat strategjike te Fuqive te Medha jane perjashtuese te njera tjetres. Edhe ne mos paste Lufte te Ftohte boterore, ka Lufte te Ftohte Ballkanike ku ne jemi ne ane te kunderta me shtetet fqinje e jomiqesore.

2. shtet-kombet me baze etnike jane struktura mbizoteruese e fitimtare nw gadishullin Ballkanik. Ne kete drejtim kemi qene e jemi te humbur por duhet te punohet per te ndryshuar rruge.

3. projekti integrues europian per Ballkanin ka deshtuar, ashtu si ka deshtuar edhe sistemi i protektorateve te deklaruara apo te nenkuptuara. kjo kerkon, ndermjet te tjerash, ne menyre imperative nje shtrim te ri te ceshtjes kombetare shqiptare.

4. Paria e Tiranes dhe strukturat e saj themeltare jenicero-bizantine janw fajtore dhe mbajnw pergjegjesi te jashtezakonshme politike pwr mbajtjen peng te shtetit dhe te luftes se pameshirshme qe iu bejne interesave kombetare shqiptare.

5. Koha dhe nevoja historike eshte per nje fillim te ri per shqiptaret. Ky fillim duhet te nise me nje kuptim te qarte te shkaqeve te vazhdimit te deshtimit tone historik, me nje mirekuptim te gjendjes strategjike, me nevojen e venies ne plan te pare te interesit kombetar mbareshqiptar dhe me vetedijen e thelle se, ne fund te fundit, vetem ne shqiptaret mund ti zgjidhim punet e shqiptareve, ashtu si duhet e si e meritojme.

Ne perfundim, koha eshte per te nisur nje debat serioz politik i cili duhet te perfshije te gjithe shqiptaret, dhe pakicat qe jetojne me ta, ne mos tjeter, sepse keshtu e kerkon gjendja strategjike. Nuk ka zgjidhje te Ballkanit pa zgjidhje te duhur te problemit kombetar shqiptar. nuk ka integrim ne struktura nderkombetare pa pasur nje here integrim te shqiptareve si komb dhe si shtet. Dhe, qe te mos vije puna tek "Shqiperia e Shqiptareve, Vdekje Tradhetareve," kjo kerkon nje kthese te forte drejt interesit kombetare dhe trajtimit me seriozitet te tij nga te gjithe ne qe e duam ate vend me shume se keta qe e mjelin e shfrytezojne dhe qe na urrejne si komb e si etni.