Andej e këndej...

Nga: Sabina Darova

 Sabina Darova

Sabina Darova

Andej e kendej neper Shqiperi, formohen flluska sapuni te ngjizura nga ngjarje te permasave te ndryshme derisa mberrijne e pelcasin ne fb. Ne momentin qe ngrihen ne ajer,  duar njerzish zgjaten ne gare per ti kapur. Nje nga keto fllucka se fundi doli dhe zemerimi popullor kunder violences se zonjes Anjeza. Populli femeror ne veçanti.
 U çuditen aq shume per kete violence sa nuk lane fjale e mallkim pa thene. Dhe ketu deshiroj te ndalem. Tek mallkimet:
- Shprehje qe na i kane ushqyer qe ne djep e qe te shoqerojne deri ne shfaqjen e thinjave te bardha. Keto mallkime kane dale nga goja, mendja, shpirti i nenave, grave ne shekujt e kaluar dhe qendrojne akoma dhe sot. Mallkimet, po, po, mallkimet ,  kane edukuar breza te tere nga momenti i daljes ne pah i nje konflikti, i nje kundershtimiapo mosmarreveshje. Grate, te paafta per te degjuar, per tu ndalurper te dialoguar, diskutuar apo reflektuar me femijen, shoqen apo familjarin,  shperthejne ne mallkime:
-  Gjiri qe ke pire, t'u befte helm
- U permbyste djepi qe te ka tundur
-U nxifte ajo dite qe ke lindur
-Te sjellçin ngarkuar, copa-copa ne thes
- te hengert mortja; mos te zente dreka, darka, e nesermja kur te vije
- Mos pafsh dite te mire; mu befsh kurban i qenit
 - Mbeç qyqe ne vater... Etj, etj.
 

 Photo by: Esther R Canedo

Photo by: Esther R Canedo

Dhe kur te çjerrat e zerit sfiniten, syte e zgurdulluar nderrojne ngjyre, majat e vesheve skuqen, jarget derdhen anash buzeve, zemra kerkon te dali nga kraharori, dora ngrihet e fillon te ushtroje force mbi trupin e femijes, apo rrembehen mjetet rrethanore te momentit e godet. Zakonisht, arma me e mundeshme eshte pantofla ne qytet, shkopi e hithrra ne fshat.
Nuk mjaftohen. Thirret ne ndihme GOGOLI per te trembur femijen e keshtu ai i therret mendjes qe e keqja nuk ka mbaruar me kaq: mbas sharjes, mallkimit, rrahjes, shfaqet njeriu i huaj jashtezakonisht i keq. Ky e rremben, e fut ne thes dhe e shpie ne pyll..
E ç'ndodh me pas?
Nje zot e di se çfare mendon ne ato momente nje femije qe mbyllet e struket ne nje cep te shtepise i vendosur edhe me nje denim.
E pastaj çuditen, çuditemi , çudisin e çajme facebook-un, ne populli femeror tejmaset i indinjuar...
Tani po, mund ti pergjigjemi pyetjes : - kush eshte zonja Anjeze?