Antiamerikanizëm?

Nga: Grid Rroji

 

 Grid Rroji

Grid Rroji

Pyetja e dites keto dite eshte a mund te behet anti-amerikan dikush apo nje grup njerezish te cilet nuk kane qene kurre pro-amerikane, perkundrazi? Sepse e verteta eshte qe asnje nga palet e parise, asnjera per be, nuk kane qene kurre e per asnje cast te vetem pro-amerikane. I jane perulur fuqise amerikane dhe i jane lepire perendimoreve sepse ne perfundim te Luftes se pare te Ftohte konstatuan qe fitoi Perendimi. Thene fshatshe, ju kish zene rrota bishtin dhe u duhej te shtireshin per te mbijetuar. Tani qe duket se konkurrenca per influence eshte rizgjuar me tone te forta, zemrat, mendjet por edhe nje pjese e madhe e kuletes se tyre anojne nga Lindja. Dhe tani qe agjenda amerikane rrezikon kontrollin e tyre te plote mbi shtetin, na paskerkan merak se mos behen shqiptaret anti amerikane. U shqetesokan per sovranitetin keta qe shkaterruan ushtrine, kapen dhe minuan shtetin, qe kane vjedhur dhe shitur shumicen e pasurive kombetare, dhe qe deri me sot kane ecur me parimin "sa te jete mire bytha, ne djall ky vend e keta pisa". Po te ishin aq te shqetesuar per sovranitetin nuk e lejonin kete vend qe te deshqiptarizohej nga 95 ne 84%, nuk perzinin mbi 2 milione shqiptare, nuk shiteshin e bliheshin per interesa meskine te momentit, buk shitnin territore, nuk tjetersonin vullnetin demokratik te shqiptareve etj. Sovraniteti i ketyre eshte kuleta e tyre kriminale. Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta e te tjeret nuk kane qene kurre me mendje e me shpirt pro amerikane. Ne asnje forme, menyre apo pikeveshtrim.

Mirepo keta harrojne qe te gjithe i njohin cfare hajnash e kriminelash te paskrupullt jane. Edhe nderkombetaret qe i presin shpeshhere me percmim te nenqeshur, edhe ambasadoret qe u duhet te merren me ta se ajo eshte puna e tyre, edhe "miqte" perkates qe kane neper bote qe i ndihmojne sepse duan te zhvasin ndonje gje nga pushteti i ketyre, pra te gjithe e dine mire se me cfare plehrash kane te bejne dhe cfare i kane bere te gjithe keta shqiptareve keto 25 vite, kur jane hequr si demokrate. Ndonjeri syresh mendon se kaq meritojme ne shqiptaret. Sapo njeri prej ketyre klaneve mafjoze hipin ne pushtet behen mjerisht perfaqesues te shtetit dhe te gjitheve ne, dhe shtetareve e ambasadoreve u duhet te merren me ta. Por kjo nuk do me thene se nuk e dine se kush jane keta. Ata e dine se keta perfaqesojne vetem klanin perkates dhe as ju hyn ne sy integriteti e sovraniteti i shtetit shqiptar te cilin e kane rrenuar sistematikisht. Ata e dine se keta perfaqesojne interesat e tyre meskine dhe nuk ju prishet mideja fare per interesat kombetare shqiptare. Ata e dine pra se me cfare majmunesh kane te bejne dhe i trajtojne si te tille duke i detyruar te sillen si skllever ndaj perandorise. Nuk eshte faji i tyre qe ne nuk kemi shtet, nuk kemi shtetare qe te na perfaqesojne me dinjitet dhe nuk rebelohemi ndaj ketyre hajnave anti shqiptare. Ndaj edhe Edi Rama eshte njeriu i Amerikes aq sa Sali Berisha eshte burre shteti apo Ilir Meta pritet mire ne Senatin Amerikan. Por, ata jane njerezit te cileve populli shqiptar mire apo keq, me hir a pahir, me zgjedhje apo me blerje votash u besoi qeverisjen ne periudha te ndryshme te tranzicionit, dhe me ta do jepet e merret. Ndaj keta plehra te kombit shqiptar qe na kane lene ne kete derexhe, qe na kane rrenuar dhe po na hane si shtet e si komb, keta hajna katundare e qytetare qe hiqen si elite por qe sillen si kriminele e mafjoze te mos na bejne sikur ju dhimbsen marredheniet shqiptaro amerikane. Atyre ju dhimbset vetem kuleta dhe llogaria e vet. Dhe le te mos shqetesohen per shqiptaret, ne e dime mire se kush eshte kush. Nuk behen shqiptaret anti amerikane or jo, por paria, tanime qe i kane xhepat plot, qe e kontrollojne shtetin tone para e mbrapa, qe kane vene pasuri sa per dhjete breza, dhe mendojne se mund te gjejne dashurine e humbur shpirterore si dhe te rizgjojne aleancat e vjetra me Mosken, tani qe ju preken interesat dhe cenohet kontrolli teresor mbi shtetin, po kercenojne Ameriken me "anti-amerikanizem". Une nuk e di si do te perfundoje kjo beteje e parise me "interesat kombetare amerikane", kam shume frike se kontrolli i tyre eshte aq i forte dhe urrejtja e tyre per shqiptaret aq e madhe sa do te vazhdojne ne rrugen e nisur. Sic e kam shprehur me pare, besoj se ne fund te kesaj tangoje rrenash e pasqyrash, Edi Rama do i thote Amerikes "une e bera timen, por nuk i kam votat, me ndihmoni te fitoj zgjedhjet tani", sepse sic dihet "fajin e ka Saliu". Kjo i lejon te laje duart me reformen duke i shkelur syrin te tjereve. Ne gjykimin tim, keta jane te gjithe te ndervarur nga njeri tjetri dhe e kane te pamundur te ndahen pervecse kur grinden per copen e tortes se pushtetit. Per kesi punesh ne Tirane te iken koka dhe e quajne aksident, te qajne te gjithe me denese dhe shpallin edhe zi kombetare. Nuk di qe Rama te njihet si trim, perkundrazi. Por edhe po e fituan kete beteje keto klane kriminale qe e kane kapur per fyti kombin shqiptar, sic kam frike se do ngjase, luften do e fitojne shqiptaret!