Çfarë po ndodhë me Turqinë pas tentativës për grusht shteti?

 

Nga: Savash Veliu

Mediat Perëndimore thë se Turqia kërcënohet me “Luftë qytetare”, ngase tani Erdogani vendin do ta udhëheq me “diktatur të ngjyruar islame”, një akt ky “Antikushtetues”, derisa shtresa e qytetarëve properëndimor do të revoltohen deri në protesta masive!

Erdogani do të vendos regjimin presidencial diktatorial më pas do të ndryshoj dhunshëm Kushtetutën sekulare duke shkatërruar bastionet e fundit të kemalizmit sekular në Jurisprudencë, në Ushtri, Arsim, Gazetari dhe më pas të shkatërroj lëvizjen mistiko-intelektuale Gyleniste!?

Flitet se, për t’u revanshuar oponentëve politik do të vendoset edhe “Dënimi me vdekje” gjë e cila do të krijoj situat që të ndalen aktivitetet me UE dhe Botën Demokratike Perëndimore. Kjo do të shtyj shtetin në luftë qytetare. Prandaj duhet t’i flitet me një gjuhë më të kuptueshëm për të duke e kërcënuar me sanksione etj. Dhe se kjo gjendje e kontrolës apsolute do të zgjasë shkurt (4-5 vite) dhe do të kolaboroj shpejt si e tillë !!??

Kështu janë prognozat perëndimre ku qartë shihet se brenda këtyre reshtave dashakeqe fshehet “Lufta Speciale” e filluar pas qetësisë nga Mediat perëndimore të dëshmuara si antierdoganist duke e quajtur atë “diktator” si operim mbi opinioninë turk me tentativ kokëçartjeje…

Kjo është metoda se si paragjykojnë dhe dezinformojnë “dashamirët” perëndimorë ndaj Turqisë, një anëtare e NATO-së dhe kandidate për UE ! Kjo është psikologjia e fajësisë; “edhe fajtor edhe kërcënues”!?

Ka indikacione se, tentativa për “Puç” mund te jetë e përkrahur dhe e shtyrë nga agjenturat e shërbimeve të huaja të cilët gabimisht i kanë informuar grupet ushtarake puçiste për suksessin e saj.

Amerikanët që më herët kanë pas në dije se në Turqi do të ketë tentim grushteti. Nuk mund të mendohet të kryhet një akt i tillë pa u paralajmëruar ose këshilluar me SHBA dhe NATO. Prandaj ata edhe ndejtën indiferent gjatë kohë duke ndjekur ecurin e ndodhive dhe zhvillimet në skenë.
Perëndimorët kanë pasur qasje të vazhdueshme prapa dyerve të ushtrive të ndryshme në Euro-Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Perandoria Perëndimore është përpjekur t’i përdor puçet ushtarake, të themelojë dhe mbështes grupe të armatosura, ose t’i vrasë udhëheqësit politikë, të cilët kanë vënë në pikëpyetje interesat gjeostrategjike të Perëndimit

Grushti ndaj shtetit turk po ndodh në kohën kur marëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Rusisë po rikthehen në normale, derisa Rusia po përballet me një kërcënim të dyshuar të agresionit nga NATO. Pas Samitit të NATO-së në Varshavë të Polonisë, thuajse të gjitha shtetet anëtare kanë rënë dakord në parim për të ecur “përpara”. Forcat e Atlantikut nuk kanë ku tjetër për të ecur përpara tani për tani, pos të vazhdojnë në territoret e Rusisë.

Turqia, një vend anëtare e NATO-s ka treguar vazhdimisht përpjekjen e saj për një veprimtari të pavarur politike, që jo pak herë e ka vënë atë në veprime të kundërta me interesat Perëndimore. Një veprimtari e tillë është dëshmuar të jetë e rrezikshme. Vendet si Iraku, Afganistani, Libia, Egjipti, Siria etj, janë pak nga vendet që ne kemi qenë dëshmitarë për të parë çmimin të cilin një vend mund të ta paguajë për një veprim të tillë.

Dhe tani kuptohet se, “Ata” që tentuan të bëjnë puç, nuk do të dorëzohen leht por gjithnjë do të tentojnë të godasin sërish. Një ish anëtare e FBI-së Sibel Edmonds, me prejardhje turke thotë se, ky puç u organizua bashkë mes CIA-Gylen dhe se kjo është provë për të testuar reaksionin e popullit ngase ishte e përgatitur joprofesionalisht. Përndryshe puçi i vërtetë mbi Erdoganin është në rrugë!

Plani “B” Gladio, mund të organizohet nga “Inxhirliku” dhe nga Baza tjera të NATO-s të armatosura me armë nukleare ku mundësisht do të inskenohet kontrabandimi i atyre armëve grupit të ISIS dhe më pas të organizohet operacion për shpëtim të Turqisë, e më pas të përgaditet edhe themeli për grushtshtet të vërtetë. Ka Mundësi të organizohet edhe atentat vrasës ndaj udhëheqësit politik Erdogan etj!

Erdogani si plitkan deri më sot profilizoi një vijë të një lideri botëror duke u bërë model dhe shembull i një udhëheqësi që gjykon me moral dhe drejtësi mbi çështjet politike të popujve të botës. Ai dëshiron Turqinë ta reformoj që nga Kushtetuta e deri në Ushtri duke e ngritur “Turqinë e Re” në shtet që frymon me drejtësi dhe moral të lartë e predikuar si model edhe ndaj Perëndimit sekular e “zbrazur” nga të miratë njerëzore, gjë e cila u bë pikë halli në sy të tyre!

Turqitë e kanë qartë se me një Kushtetutë Ushtarak afat skaduar dhe me Kryesi e kryesuar nga dy koka nuk i përgjigjet kërkesave të kohës së shekullit të ri nëse don të bëhet fuqi e madhe ekonomike dhe politike siç e meriton, prandaj duhet ato ndryshuar domosdo për t’u hapur shtegu i rrugës së saj drejt përpara.

Por sa i përket Dënimit me Vdekje, Turqia e ka në dije se ajo nga jashtë do të keqpritet, prandaj ajo do të merr një qëndrim tejet qetësuese duke i dënuar puçistët me dënim më të dhembshëm se ajo me vdekje duke i izoluar ato në qeliza prej 3 metre katrorësh të betonuar me mure pa dritë dielli deri në vdekje!

Tentimi i Puçit dhe mënyra se si ai u ngulfat në Turqi duhet te jetë një leksion i rëndësishëm për Arabët dhe gjithë Botën demokratike!

Këto janë ndryshime historike, ndryshime që do të përgatisinë lindjen e Turqisë së Re. Këto ndodhi janë dhimbje lindjeje e erës së re në politikën dhe jopolitikën e jetës në Turqi. Ngjarja aktuale Turke është sikur “lufta e resë me të vjetrën”!

Prandaj, Erdogani duhet ta shfrytëzoj këtë moment mirë dhe ta vëndoj demokracinë në themele të shëndosha njëherë e përgjithmonë!