Gjaku i nënës ushqim për çunin...

Nga: Ajtanga Lubonja

 Ajtanga Lubonja

Ajtanga Lubonja

Kisha marre vetem 20 leke rroge, d.m.th ishte e pa shmangeshme dhenia e gjakut! Isha dobesuar aq shume sa kurre dilnja perpara pasqyres, trembesha...isha bere 38 kile! Vesha fustanin(sikur ja vishnje nje shkopi, tek une nuk kishin mbetur permasa gruaje) Ju afrova shtratit te djalit, ay si nje engjell flinte...e putha ngadale dhe i fshiva lotet e mij , qe i rane ne faqe!Sa dola nga dhoma me priste mamaja me nje pako te vogel te mbeshtjelle me gazete "ke dy copa buke me djathe, haje mos shko pas grene"....dhe buzet i dridheshin! Per te dhene gjak, duhet te shkonje heret ne mengjes, po une kisha nja dy shoqe qe punonin aty e ma shkruanin emrin...dhe sot ma kishin shkruar! Duhej te hynja me grupin e pare se isha turni i dyte e do shkonja ne pune! Kurre me pa Shpresa (mikja ime), ju mbushen syte me lot, me zuri per krahu e mu lut "mos hyr, ke vajtur ne fund, do lesh djalin rrugeve!" Une qesha dhe duke veshur, kostumin e bardhe qe vishnim perpara se te jepnim gjak , duke vene kapucin, qe te mbulonte te teren, vetem syte te dukeshin i thashe "po si thua Pecuke, ta le pa buke!" Hapa deren dhe hyra ne sallen ku te merrnin gjak! Hapja dhe mbyllnja pellemben qe te pulsonja dhe gjaku nga agia te rridhte ne shishe....syte me ereshin, po zeri i djalit "mamiii", me sillte ne vete! Me ne fund 300 gr gjak u plotesua, mora vertetimin dhe shkova ne arke te mernja 3mije lekshin...djalit ja sigurova buken per ca kohe! Po e mendonja kete ngjarje sot dhe s'pashe rruge dalje me kushtet qe jam, si dal dot per zot vetes!Drejtohu SHTETIT HESHT, drejtohu edhe ZOTIT po deshe dhe ay hesht! Premtimet qe te japin, treten ne amosfere!!!