Shkruan Amir Hoti..

Nga: Amir Hoti

Doktrina e scientizmit eshte ekuivalente me ate te materializmit dialektik ne shpjegimin e fenomeneve te natyres dhe cdo gjeje tjeter, te cilat procesin nga fillimi deri ne fund te intepretimit te botes e mbeshtesin ne premisat scientiste. Sic pohon Engels-i: "botekuptimi materialist eshte thjesht te kuptuarit e natyres ashtu sic eshte", botekuptim me te cilin jam plotesisht dakord. Por botekuptimi materialist shkon me tej kur thote se "ne bote nuk ka sende qe nuk mund te njihen, por ka vetem sende qe nuk jane njohur ende, por qe do te zbulohen dhe do te njihen me forcat e shkences dhe te praktikes"; ne kete menyre duke kundershtuar teorine e Kant-it, sipas te cilit e tere bota nuk mund te njihet, se ka "sende ne vetvete" qe nuk mund te njihen. Jo se keto “sende” ekzistojne ne menyre te mevetesishme, porse jane te varura nga "dicka", ndersa te pavarura ne aspekt hierarkik ne raport me njera-tjetren. Te njejten gje pak a shume e pretendon edhe scientizmi dogmatikisht se "nje ceshtje nuk eshte e vertete nese nuk mund te provohet shkencerisht", duke rreshqitur ne gabimin se as ky pretendim (formulim) nuk mund te provohet shkencerisht. Pra te dyja keto doktrina jane reduksioniste ne menyren se si mund te arrihet deri te nje njohje, dije, fakt apo perfundim qe perjashton boten fenomenale, duke e lene fatin e intepretimit te cdo gjeje ne duart shkencave te natyres dhe asaj qe ekziston ne sferen materiale.

Duhet te kihet parasysh se nga premisat empirike nuk ka mundesi te nxirret perfundim i realitetit transhendent. Per kete arsye filozofe te ndryshem e kane nxjerre nje koncept te cilin e quajne te "ekuivalences" ne lidhje me konstruktimin e dijes dhe fakteve, i cili thote: “ekzistojne menyra te shumta dhe rrenjesisht te ndryshme te njohjes se botes, por ekuivalente, ndersa shkenca eshte vetem njera prej tyre". Shkenca nuk e ka monopolin e intepretimit te botes noumenale, vertetesia e se ciles njihet nepermjet rrugeve te ndryshme. Ajo interpreton vetem boten fenomenale, e cila sillet mekanikisht sipas principit te kauzalitetit, ku fusha e shtrirjes se saj perfundon ne kete stad. Detyre e vetme e shkences eshte te tregoje "si"-ne e funksionimit te kozmosit, ndersa nuk ka pergjigje per "pse"-ne e ketij funksionimi, sic pohon Heidegger, se "shkenca nuk flet". Jo cdo gje qe e thote shkencetari eshte shkence dhe jo cdo teori shkencore eshte e vertete ne menyre absolute. Shembull kemi idene e cila ka mbreteruar deri ne shekullin e kaluar ne menyre absolute, e cila njekohesisht perbente fakt shkencor, se universi eshte i perhershem, se materia as krijohet as shkaterrohet, por vetem kalon prej nje trajte ne trajten tjeter. Nderkaq, me paraqitjen e Teorise se Big Bang-ut u provua se materia ka ardhur ne ekzistence nga joekzistenca (nga hici). Ky eshte nje fakt shkencor ndaj te cilit ishin te pakujdesshem Marksi dhe Engelsi, pasoje e kapitalit te pamjaftueshem shkencor atebote. Kjo ngase “metodat” si kriter i shkences, percaktohen ne baze te konvencioneve te shkencetareve dhe tradites shkencore ne nje kontekst vendor dhe keto metoda ne arritjen e te vertetave dallojne nga ato joshkencore. Njohjen e fakteve qe nuk mund te realizohet nepermjet empirizmit shqisor e mundeson intuita intelektuale, nese eshte e justifikueshme nga pikepamja logjike. 
Edhe te vertetat aksiomatike baza e te cilave fillon me pervojen, apo joaksiomatike sic jane te vertetat e logjikes matematikore baza e te cilave nuk fillon nga pervoja, jane te verteta qe e tejkalojne dimensionin e domenit shkencor.

Posa te behet perkufizimi i njohjes, dijes, faktit, argumentit shkencor nga ana epistemike dhe psikologjike, vijme ne perfundim se shkenca nuk eshte autoritet i vetem, absolut, percaktues i se vertetes dhe falsitetit.