Dinamikat e të ashtuquajturit lidership në Shqipërinë e sotme dhe strokturat politike.

 

 

Nga: Dr. Valbona Gjoni Karanxha

Është mjaft e qartë që vëndi ndodhet në krizë ekonomike, politike, shpirtërore dhe shoqërore. Kemi një shoqëri tejet mos-funksionale, një qeveri larg kompetentes, dhe një shtet inefektiv. Kemi një shoqëri civilenë të cilën nuk mund të mbështetemi për të ushtruar trysni mbi qeverinë, apo kuvendin, për shkak të kauzave jo të ndjeshme që zgjedh, megjithse roli i saj- në dukje- është civil, por në të vërtetë është shpërqëndrues. Ku qëndron situata e përgjithshme?

Strukturat organizative—Elitat dhe kriza brënda tyre.
Meqënëse  vëndi udhëhiqet - ose - është kapur nga banda klanore të cilat veprojnë sipas interesave të tyre, atëherë kjo e komplikon më shumë çështjen sepse nuk kemi të bëjmë me një qeveri të korruptuar, por me struktura klanore të cilat lozin rolin kyç në politikën e vëndit.
Këto struktura janë solide,  të organizuara (por jo në bazë të strukturave organizative, por në bazë të një kaste klanore, dhe të lidhura ngushtë në bazë të interesave imediate).  
Këto struktura i quajmë parti politike,  po në të vërtetë nuk janë të tilla; ato janë klane-klube  private të cilat bëjnë dhe vendosin rregullat e tyre. Pa dyshim që secila ndryshon nga njëra tjetra - në dukje në ideologji- por në të vërtetë, boshti idologjik është inekzistent, dhe ndryshimi  ka të bëj me rolin që çdo individ – grup individësh- në krye të këtyre strukturave klanore luan në politikën brenda saj, gjithashtu edhe në mardhëniet me organizatat e tjera, pasi organizatat në vetëvete nuk funksionojnë në izolim, por duhet të kenë mardhënie me entitete apo struktura të tjera, dhe së bashku këto influencojnë politikën e vëndit.
Teorikisht,  këto nuk hynë në parametrat e organizatave tradicionale, as politike, dhe  as jo-politike.  Keto entitete kanë ndryshuar natyrën e lojës d.m.th.  qeverisjes së vëndit e cila tani për tani nuk ka asnjë tregues të dëshmojë se vëndi qeveriset nga njerëz të cilët kanë përgjegjsi morale për kombin; tipar ky në kundërshtim me elitizmin politik si përgjegjës moral për popullin.
Kriza në të cilën ndodhet vëndi është shkaktuar  nga krerët e këtyre strukturave në 25 vitet e fundit.  Por çështja është më e komplikuar se kaq sepse këta lider janë në rolin e lidërve politikë, të cilët duhet të mbartin tipare të shërbëtorit publik, por që nuk janë në të vërtetë të tillë.
Këta përfaqsues të klasës sunduese kanë krijuar një kastë burokratike e cila është mbështëtse kryesore e politikës partiake. Kjo e ashtuquajtur elitë burokratike e cila përbën jo vetëm kabinetin qeveritar por edhe dikasteret është një nga mbështetset kryesore të klasës në fuqi.
Implikimet që kjo klasë sunduese sjell shtrihen në jetën politike, shoqërore, ekonomike të vendit. Sundimi ekonomik vjen në disa forma, e para, nga sistemi ekonomik i cili është një sistem tërësisht i falimentuar; një sistem i vetrregullimit kapitalist i cili u ndërtua në bazë të shkallmimit dhe mungesës së ligjeve ekonomike. 
Mënyra tjetër është skllavërimi i popullsisë nga mungesa e ekonomisë funksionale e cila krijon papunësi, pasiguri, dhe ofron modele ekonomike ku njeriu nuk mund të mbijetojë me burimet financiare që siguron pasi çmimet janë të krahasueshme me vendet perëndimore, dhe populli do të skllavërohet në një mënyrë apo tjetrën deri në degradim moral dhe shpirtëror.  
Ky sistem skllavërimi ka në majë skllavopronarët që në gjuhën moderne i themi punëdhënës. Por kush janë punëdhënësit?  Janë entitete fitimprurëse pa asnjëlloj përgjegjsie sociale siç mund të kenë korporatat, ose bisneset. Janë shfrytëzues, shqiptar apo të huaj preh e të cilëve janë fuqia punëtore e pa kualifikuar, por edhe e kualifikuar.
 
Në  aspektin ligjor, mënyra se si e ka legjitimizuar kjo pari sunduese vetveten  është në disa nivele. E para janë statutet brënda partive, e dyta është sistemi gjyqysor, dhe e treta janë ligjet kushtetuese. Në rastin e parë, politika banditeske klanore me shkelje statutesh dhe rregullash brënda partisë ka impakt të jashtëzakonshëm në politikën e vëndit sepse nga këto parti dalin përfaqsuesit e elitave të cilët mbushin rradhët e kuvëndit dhe të qeverisë. E dyta ka të bëj me sistemin gjyqsor tejet të korruptaur dhe të politizuar i cili ka minuar themelet e shtetit. 
E treta është në nivel kushtetute.  Kjo është edhe më problematike sepse kemi të bëjmë me cënimin e  sovranitetit, instalimin e organizatave ndërkombëtare të cilat mund të kenë juridiksion mbi territorin tonë. Pikërisht, kjo e bën vendin tonë më të brishtë në arenën ndërkombëtare në një situatë kritike.

Politikat e mohimit janë pjesë e propagandës e cila ka për synim që me anë të mediave, dhe shtypit transmetojnë lajme dhe arritje të njëanshme ose fiasko, përpos zhurmuesëve dhe shashkave propagandistike. Nuk janë të padëgjuara faktet që mjeksia është në gjëndje mjerane dhe nuk thuhet asnje fjalë për gjendjen e spitaleve dhe korrupsionin mjeksor. Arsimi  gjithashtu është në gjëndje mjerane;  mësuesit janë të pakualifikur dhe administratorët lozin rolin e tutorëvë ku dërgojnë mësuesë tek eprorët në shkëmbim të vëndit të punës. Kemi rreth 71% borxh publik, por në shtyp dëgjojmë për rritje të nivelit ekonomik e cila vjen jo nga prodhimi por nga pompimi i pareve në  treg. Kemi një shoqëri konsumi,  me prodhim industrial dhe bujqësor nën 20%. Kjo ka ardhurjo vetëm nga politikat e dobta ekonomike, por thjesht edhe nga neglizhenca totale e qeverive të tranzicionit për të krijuar dhe konsoliduar një ekonomi e cila do mund të plotësoj nevojat e konsumatorit shqiptar.

Në vënd të mbylljes.
Kriza aktuale qe ka përfshirë kombin është e thelle. Kemi të bëjmë me dy shtete të cilat kanë përgjegjsi morale për një komb dhe asnje nga këto qeveri nuk ka bërë asnjë përçapje për të siguruar shtetasit e tyre, dhe për t’i ofruar një shtet funksional.
Me gjëndjen gjeopolitike dhe mungesën e sovranitetit në Kosovë si edhe reduktimin e sovranitetit të Shqipërisë, problemet që dalin janë ndarja shpirtërore dhe emocionale midis kombit se sa ajo politike. Dhe kjo është shumë e dëmshme, sepse kemi një popull i cili mund të jetë i ndarë politikisht dhe juridikisht por që i bashkon një gjuhë, traditë, simbole kombëtare dhe kulturë. Nëse kjo politikë ndarëse vazhdon, atëhere nuk ngelet gjë tjëtër veçse fragmentarizimi i popullsisë sonë në mënyra të ndryshme siç janë fenomene të imigracionit masiv,  besnikëria dhe luajalizmi ndaj elitave jo kombëtariste. Rruga siç e kemi thënë dhe parashikuar edhe në librat tanë është ndjenja, vtedijësimi i selilit nga ne, dhe detyrimi që kemi ndaj kombit tone të cilin elitat kozmopolite dhe fetare po kërkojnë ta çojnë në zhdukje.