Treni, Serbia dhe Patriotizmi

Nga: Ensar Ajdini

Pas spektaklit me “ndalimin” e trenit nga Serbia, sikur na jane ngacmuar ndjenjat “patriotike” per te kontribuar me shume per vendin tone!

Bojkotoni mallrat qe vijn nga Serbia!?

Me kete moto, jane vershuar rrejtet sociale nga profile te ndryshme te “patrioteve virtual”, pasi trenin e “ndalem” tash t’i ndalim edhe mallrat qe vijn nga Serbia.

Thirrja eshte me vend ndonse e vonuar, por ajo qe eshte me rendesishme ne kete thirrje, eshte veshtiresia per realizimin e saj!

Tashme pothuajse eshte dekonspiruar plotesisht qe ne tregetine me Serbine qendrojne figura te fuqishme, qe niherit edhe jane ne krye respektivisht udheheqin me vendin tone qe nga paslufta.

Duke e marre parasysh qe vetdija jone qytetare per ruajtjen dhe zhvillimin e vendit tone, eshte shume e ulet, ku patriotizmin e kemi kuptuar si epidemi, kur kalohet fruthi njehere me nuk duhet te merremi me te. Ashtu patriotizmin, e kemi kutuar se, kontributi per vendin, eshte ne kohe te caktuar dhe jo i perhershem, ku patriotizmi ka vlejtur vetem deri ne vitin 99, e pas ketij viti as nuk ka nevoje, por as nuk mundemi me te jemi patriot, sepse na ka “ikur treni"! Nuk e kuptuar qe patriotizem eshte, edhe me respektu ligjin, mos me ndot ambientin, me ruajt pasurine publike, etj, etj!

Pra bazuar ne mendesine qytetare qe e kam cekur me larte, pastaj kesaj, i’a shtojme edhe “kontributin” e madh te krereve te shtetit (tregtimi me mallrat e Serbise) te cilet nuk e kane stimuluar fare prodhimin vendor, por as nuk i kane penguar me barikada tarifore produktet e importuara nga Serbia, e ku si rezultat i kesaj ne raftet e marketeve tona hasim shume produkte nga Serbia ku paradoksalisht jane me cilesore, por edhe me te lira se produktet vendore!

Tani me thoni si t’iu bejme thirrje per bojkot te produkteve nga Serbia, atyre qytetarve ku ky shtet, i ka varferue me politia e tyre jo-zhvillomore e me korrupsion enorm, e ne anen tjeter i'u kerkohet patriotizem qe ata edhe perkunder varferise se tyre, te blejne mallra vendore, me çmim me te shtrejt dhe me cilesi me te dobet!!!

P.S. Ky patritozem nuk duhet te fokusohet te pasoja, por te shkaku, e shkaku eshte qeveria me kreret e saj. Atyre duhet bere presion te madh qytetar qe, ose te ndryshojne ose te ikin.


Ensar Ajdini