"Dobia" e shoqërisë nga debatet e mediave tona!

Ensar Ajdini, 27.01.2017



Per çka na sherbejnë debatet televizive?

Ajo qe duket eshte se, debati televiziv ka per qellim te ndriqoje ane te ndryshme te nje çeshtjeje aktuale ose “te nxehte” duke ftuar ne studio personalitete te ndryshme, politikane, dijetare, intelektuale, jurist, ekonomiste, shkencetare, arstiste, sportiste dhe ne pergjithesi njerez autoritativ qe u ndegjohet fjala, duke i vene te bisedojne se bashku, ne te mire te shikuesve. Debati i pare televiziv ka qene ai i tetorit 1960 mes kandidateve per President te Shteteve të Bashkuara te Amerikes Xhon Kenedi dhe Riçard Nikson. 
Prej asaj kohe, debatet televizive jane kthyer në shenje te zhvillimit te kultures demokratike ne vende te ndryshme te botes. 

Po a jane, debatet e televizioneve tona te tilla dhe a e kane kete qellim?

Fatkeqsisht jo, debatet tona nuk jane frytedhenese, jane me permbajtje shume te dobet, te ceketa, dashakeqe, etj.. 
Ky fenomen negativ, ka ndodhur me qellimi te caktur, por nuk dua te fokusohem ne konspiracion, po te merremi me temen.
Debatet tona duken sikur jane te “uzurpuara” nga nje klike njerzish te cilet shetiten nga njera studio ne tjetren, dhe e marrin persiper trajtimin e çdo teme apo fenomeni!
Por e keqja nuk eshte vetem kjo, sepse me e madhe eshte se, niveli i kesaj klike uzurpatoresh te debateve, lene shume per te deshiruar. Profilet e atyre qe i bejne keto debatet, kryesisht jane te dy kategorive.

1)    Jane kategoria e pjesemarresve te debateve, ky hyn ata persona te cileve i'u mungone, dija, menquria, pervoja, etika... etj. per ta rrumbullaksuar, Kane mungese te theksuar te kapaciteti intelektual dhe nuk kane mundesi  as vete t’a kuptojne debatin, e lere me te sqarojne diça per shikuesit!

 2)     Ne kategorine e dyte, ne pjesmarrjen e debateve, hyn nje lloje tejeter i personave, keta nuk i kane ato mungesa qe i kishtegrupi i pare (dijen, menqurine, pervojen..etj), por keta jane edhe me te rrezikshem per shoqerine, sepse keta jane konformistet, te cilet siq ka thene edhe Al Gore: "S'mund t'a bejsh dikend te kuptoje nje gje, kur paga e tij varet nga te mos-kuptuarit!"

Pra  nuk ka si te del produkti cilesore, kur perberja e tij eshte jo-cilesore!

Ekzistone edhe grupi i trete, por ky grup, shfaqet shume rralle neper emisionet e televizioneve tona. Keta persona jane kompetent, posedojne edukimin, dijen, menqurine, pervojen, moralin, vullnetin dhe qellimin e mire. Por ngase nuk jane konformiste, keta i ka perjashtuar sistemi, si te, papershtatshem dhe si cenues, e pengues, te ketij sistemi!

P.S. Ne kategorite e lartecekuar hyne edhe drejtuesit (moderatoret) e emisioneve, edhe mysafiret, pra te gjithe ata qe bejne debatin.