Imagjinatë

Nga: Gramos Xhaferi

Dhe cudia ndodhi per shqipot e Shqiperise londineze: Ekonomia u rrit aq shume, sa g.d.p. e arriti nivele te padegjuara, 'vendethit e bekuar' u bene te sjellur e te mire, vecanerisht zonjat dhe zonjushat u bene aq sentimentale sa perloteshin edhe per nje peme te prere apo nje zog te vrare, faltoret e Zotit - plot e perplot me burra trima e babaxhane qe ne kohen e lire nuk degjonin me muzike tallava, por ate folklorike - burimore apo klasike, lideri i partise qe humbiste zgjedhjet e perqafonte dhe e uronte fituesin per sukses ne te mire te atdheut, qytete e fshatra shkelqenin nga pastertia...Nje Shqiperi idilike. Mos qeshni se endrra jane, te shkreten! As te enderrojme nuk paskemi te drejte? Mire de, mire...Po si? Me cfare mundesish arriten shqipot kaq larg? Dikush mund te imagjinoje per nafte si ajo e Emirateve apo e Katarit, por une, si shqipo i urte, do te doja qe, edhe sikur t'i kishim, te mos t'i nxirnim ne drite ato burime se vertet qe ketu, sic i thone, do te kercente qeni i kallajxhiut: Do na mbytnin e permbytnin kompanite petrolifere nga te kater anet e botes,te cilat jane ne lufte per jete a vdekje mes tyre. Corape do na benin. E leme me mire kete mundesi. Po si atehere? Le te themi se u zhvilluam me turizmin elitar e te kulturuar, me eksportet e djathit, mjaltit e te vajit te ullirit...Po he more burre, se imagjinate eshte! U beme vend i bekuar dhe pike! Le ta kapercejme kete... Po edhe ketu m'u bene trute dhalle me te tjera andralla: Si cdo trup qe kur fillon te shendoshet i shtohet oreksi, edhe memedheu meme e ate filloi te mendoje per bashkekombasit jashte kufijve, cope cope e te roberuar. Ne te drejten e saj, filloi te thure plane per Shqiperine etnike: Krijoi ushtrine e saj moderne, madje arriti te blinte aeroplane luftarake F-16.., u porositen edhe disa raketa - antirakete 'Patriot' apo 'S - 400'. Ketu filloi vertet nje katrahure diplomatike, politike dhe ushtarake. Disa vende i ndeshkuan ambasadoret se si dhe pse i kishin mbyllur syte kur pane se nje elite atdhetare dhe me moral kishte ardhur ne krye te vendit. Emisare nga vendet me te fuqishme te botes gati perplaseshin me njeri tjetrin ne korridoret e aeroportit te Rinasit. Se pari u ankuan me piskame vendet fqinje: Greqia te vellezerit e saj ne Ingliterre, Serbia te motra France dhe vellai i dashur rus,Mali i Zi po ashtu, Maqedonia.., te kancelari ne Allamanje, Italia ia nisi valles se vjeter. Fjala qe u degjua me shpesh ishte 'status quo' dhe 'ecuiliber'. E kush dreqin i di te gjitha lojrat e politikes...

Nje mik qe shquhet per humor dhe qe i bie shkurt bisedes, keshtu me nderpreu teksa vertet po e teperoja me imagjinaten time: 
- Ta them une cfare do te ndodhte: Do na vinte nje telegram i shkurter nga dy apo tri vendet me me autoritet ne bote, pak a shume me kete permbajtje: Vellezer shqiptare: Hani, pini dhe kendoni, beni edhe dashuri sa dhe si te doni, vec rrini urte e mos na hapni telashe...Po jua themi shkurt e qarte dhe per te fundit here: Mos na cani tralalane!
- Nuk di te kete ne anglisht ndonje fjale qe t'i ngjaje kesaj 'tralalase' sone. Se paku, sharjet i kemi te famshme, - i thashe dhe vazhduam te llomotisim me humor e ironi.