Mbas fitores së kozmopolitanëve: Tani nis ndërtimi i shtetit të dhunës...

Nga: Shinasi Rama

Partitë fituan e humbën pa dhënë asnjë shpjegim për atë cfarë duan të bëjnë në të ardhmen. Por, ata vetë e kanë shumë të qartë. Si për vete, por më shumë për ne, ata që do të sundojnë e kanë thjeshtuar programin e tyre në ndërtimin e Republikës së Re apo Shtetit për Qytetarët. Kjo është një strukturë eksperimentale e mbeshtetur ne parimin që duhet “hordhëk me bollëk” per shumicën etnike shqiptare dhe me një administratë efikase shtetërore të fortë në shërbim të sindikatës ndërkombëtare të krimit që e ka pronë atë shtet.

Paria kozmopolitane e Tiranës që nuk beson as në komb, as në shtet, as në gjak e as në nder por vetëm në paranë mendon se e ka gjetur zgjidhjen që të konsolidojë përfundimisht sundimin e saj. Tani atyre iu duhet shteti efikas, nje shtet administrativ që në emër të ligjit e kthen kombin shqiptar në skllav të vullnetit e të interesave të tyre. Nuk jemi as të parët e as të fundit. Ka ndodhur në shumë vende të tjera kështu, e para nesh. Sa herë që të gjenden kombe në gjendje marrëzie kombëtare, kjo është mënyrë për ti nënshtruar e skllavëruar.

Por, marrëdhëniet njerëzore dhe politike janë shumë të ngatërruara për t’i zgjidhur me këtë thjeshtësi e lehtësi mendore që duan këta në Tiranë e pronarët e tyre kudo që janë.

Ndërtimi i shtetit të dhunës dhe në emër të ligjit është objektivi i tyre. Në emër të ligjit do të mbahen në kontroll shqiptarët, do të happen rrugët e ikjes, të drogës dhe të zvetënimit. Këta, një bashkësi tashti ideologjike, por me origjina të dyshimta jenicero-bizantine, e shohin veten të shkëputur e sipër shqiptarëve. Sa kohë që nuk përmbyset regjimi i tyre, mendojnë se janë mirë.

Prandaj kanë lejuar drogën që i ka vënë bombën shtetit, kombit e nderit. Jemi shteti që konsumojmë më shumë kokainë në botë, jemi shteti që trafikojmë më shumë heroinë në botë. Jemi shttei që kemi sipërfaqen më të madhe të mbjellur me cannabis në botë. Dehja nga paraja e shpejtë dhe nga krimi ishte arsyeja e fitores së tyre. Por ishte edhe shkaku që po na shtyn një hap më tej në skllavëri.

Kjo është rruga me e shpejtë dhe më e frikshme e shkatërrimit të shqiptarëve. Shteti që ka emrin shqiptar punon kundër tyre sepse ata që e sundojnë nuk kanë asnjë ndjenjë kombëtare por janë në shërbim të të huajve. Më e keqja, keta sundimtaret e sotshem po sillen sikur e ardhmja dhe nderlikimet e shumta ne fatet e nje kombi zgjidhen si problemet jetike te se ardhmes se nje cifti me dasmen qe zgjat kater-pese ore.

Megjithatë, do të ju dalë dehja shpejt. Skllavëria është në thelb punë për të tjerët që gëzojnë frutet e punës tënde. Deri tani I kanë mbajtur me rrena. Tani po I mbajnë me paranë e lehtë. Pornjerezit nuk besojne dhe do te jete e veshtire ti bindesh se duhet te jene skllever pa te ardhme. premtimet qe na sollen ne kete gjendje (liri, begati, integrim) jane vertetuar te jene genjeshtra te pastra.tani realiteti eshte i zymte sepse paratë e lehta do të shterren shpejt. E ardhmja duket edhe me e zymte. njerezit nuk duan te besojne por ky eshte fundi kur te behen esell. Prandaj këta duan shtetin e dhunës dhe do ta vendosin.

Sepse dasma ka mbaruar me kohë. Me pak cinizëm, sepse ua kemi thënë tash 20 vite, le ta gëzojme Republikën e Parasë e të Hordhëkut ( aq kohë sa nuk iu ka dale pija dhe bari dasmoreve)… dhe të mos harrojmë se ne cdo dasem fiton vetem i zoti i lokalit. Ne e kemi shitur shtetin, kombin, dhe nderin. tani duan të na blejnë edhe shpirtin, port ë shohim se mos ndoshta kemi pak burrëri e na del marrëzia kolektive dhe vendosim të bëjmë atë që duhet, që të mos shuhemi nga faqja e dheut e të tretemi në kombet e huaja.