Ramush Haradinaj dhe problemi i Kosovës i shtruar për zgjidhje.

Nga: Shinasi A. Rama

Këto ditë, mbas kaq kohësh vendosa me thanë dicka për problemin e mprehtë të Kosovës qe po shtrohet per zgjidhje. Jo se ka ndonjë rëndësi ajo që them unë, por kur ka hall e mërzi të madhe njeriu, atëherë nis me  u qa me vete. Me që nuk kam ndërmend me u qa, unë thjesht po shkruaj disa mendime qe me erdhen ashtu si kot.

Në dy-tre muajt e ardhshëm problemi i Kosovës do të trajtohet në një mënyrë që do të marrë një drejtim me influencë mbi të ardhmen e Kosovës dhe të të gjithë shqiptarëve. Do të bëhen takime, ka marrëveshje të parapërgatitura, do të ofrohen zgjidhje që iu shërbejnë palëve dhe më shumë se problemi i Kosovës është problemi i Serbisë që do të marrë zgjidhjen që duan europianët. mirëpo, në fund të fundit, do të fitojë apo do të humbë ai që është i papërgatitur për këtë punë. Kosova, mendoj unë është e papërgatitur, edhe pse do të shtyhet në biseda dhe negociata delicate. Këtu duhen llogaritur gjashtë faktorë thelbësorë dhe me rëndësi jetike.

Së pari është interesi i europianëve sepse, në një masë shumë të madhe, kjo është loja e tyre. Zgjidhja e marrëdhënieve me Serbinë është jetike për BE-në. Europianët do të bëjnë atë që duhet për të shtyrë serbët që të happen e të hyjnë në BE. Ashtu hiqet një thikë e ngulur në brinjë të Europës, që e përdredh kur të dojë boshti ortodoks i kontrolluar nga rusët. Në listën e gjatë të kërkesave serbë, që në fakt janë të pamundshme e të parealizueshme sepse nuk përmbushen dot, Kosova është në krye. Dhe, me që problemi është etnik, e jo thjesht politik, cdo gjë që marrin serbët dhe malazezet me demarkacionin, duhet ta humbin shqiptarët. Të mos harrojmë se BE nuk ka nevojë për pushtet mbi shqiptarët: Kosova kontrollohet nga EULEX, dhe me me rreptësi se BiH. Mirëpo, legjitimitetin e sundimit nuk e kanë euopinatë por katundarët tanë heroikë dhe ky është problemi kryesor.

Së dyti janë serbët. Mirëpo, si do që të shkojnë punët, serbët e kanë bërë të qartë se nuk duan marrëveshje përfundimtare d.m.th., nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës. Nuk i vënë të gjithë vezët në një shportë. Pra, do të shtyjnë interesat e tyre, aq sa të munden por pa cënuar lidhjen e tyre jetike me Rusinë dhe Kinën. Serbët kanë përvojë në këtë lojë, kanë shtet të konsoliduar, elita kombëtariste dhe nacionaliste. Edhe Vucici, që shpesh insinuohet se është shqiptar nga një anë, atë prind të supozuar e ka nga Opoja e Dragashit, pra anë etnike serbe gjithashtu. Interesi jetik i serbëve është që të shkëmbejnë atë që që nuk e kanë më në dorë (vizat me BE, pranimi i Kosovës në organizma të tjera ndërkombëtare dhe në OKB) dhe atë që pjesërisht e kanë në dorë (pensionet – që mund ti paguajë edhe BE si subvencion, shërbimet dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës) me atë që që iu duhet dhe që konsiston në paralizimin e mëtejshëm të shtetit të Kosovës dhe formësimin e territoreve të ndërlidhura të kontrolluara nga serbët në Kosovë. Përfundimi do të ishte një Republika Srpska e Kosmetit.

Së treti është Tirana zyrtare. Një shtet tashmë i sunduar nga klane të rikonsoliduara vllahe-bizantine-jenicere, Tirana dhe kryeministri Rama kanë lëvizur sipas pronarëve të cilëve iu shërbejnë. Në këtë pikë, ashtu si BE, ashtu edhe strukturat okulte pjesë e të cilave janë këto, kanë një interes jetik që të rikrijohet një hapësirë bashkësore tregtaro-shoqërore në Ballkan e cila shmang kombin si strukturë themelore, dhe vë me përparësi tregun dhe interesat e pronarëve të tyre kozmopolitanë. Por Tirana ditën punon me BE e natën me Rusinë, Greqinë, dhe vetë Serbinë kundër interesave etnike shqiptare. Sepse në sytë e tyre, ka rëndësi shteti që ata kontrollojnë: një shtet i sunduar përfundimisht nga aleanca antishqiptare bizantino-jenicere. Edhe në këtë rast, ndërmjetësimi dhe kontributi i Tiranës ka qënë tejet negativ dhe ajo ka qënë partner i hapur dhe i pakushte i Serbisë në këtë loë. Interesat e Tiranës janë që të përfitojë kapital politik me të huajt, të shmangë frymën e UCK dhe kombëtarizmit shqiptar, sic ka bërë në shtetin shqiptar, të garantojë pushtetin e vet, dhe të bëhet paria e pakontestuar e shqiptarëve që duhet të jenë skllevër të saj. Shërbimi i rastit i tyre ndaj Serbisë iu shkon për shtat si rusëve ashtu edhe BE.

Së katërti janë edhe shqiptarët e Kosovës. Nominalisht në qeverisje, sepse paketa Ahtisaari ka garantuar paralizikmin e cdo qeverisjeje, vendimet më të rënda duhet ti marrin shqiptarët. Deri më tani, synimi i shumë politikaneve që dolën nga lufta e nga UCK ka qënë që të pasurohen, se një jetë kanë mendojnë ata të shkretët, dhe të rrinë në pushtet se ashtu mbajnë kontrollin mbi masat që duan me mbijetue dhe që shtetin e kanë parë gjithnjë si armik me e luftue, dhe së treti, me shmangë shpatën që ua mbajnë mbi kokë të huajt për luftën, krimet, korrupsionin e me radhë. Këta, që nga Kadri Veseli, Hashim Thaci e me radhë do të mundohen të shmangen nga përgjegjësitë, edhe pse do të bëjnë lëshimet e radhës sic kanë bërë zakonisht gjatë këtyre viteve. Nuk mund të rri pa përmendur këtu filialen e Tiranës, që në radhët e UJD-istëve të vjetër e titistëve të maskuar po punon si kolonë e pestë kundër interesave jetike shqiptare. Kahdo që të shkojë lavjerrësi, këta dalin të fituar. Dolën të fituar e me miliona nga pushtimi serb, u pasuruan dhe fuqizuan edhe më shumë gjatë këtyre viteve dhe tani presin me durim radhën kur komandatët do të nënshkruajnë atë që I dënon përfundimisht me kenë “shiftarë të ndershëm.” Besoj se kjo që po ndodh do të ketë reaksione të fuqishme nga Vetëvendosje por edhe nga shtresat të tjera të shoqërisë shqiptare në Kosovë.

Së pesti, është edhe faktori individual Ramush Haradinaj. Nuk hezitoj me thanë se familja Haradinaj i ka dhënë jashtëzakonisht kombit gjatë luftës; të kishin qënë të gjithë familjet ashtu, ne do të ishim Izraeli i Europës dhe pa armiqtë që ka Izraeli. Unë kam respect të thellë për Haradinajt, dajat e tyre, dhe luftën e shqiptarëve nën komandën e Ramushit gjatë luftës. Mirëpo ata që e kultivuan dhe e kontrolluan Ramushin si menjëherë mbas luftës kur dorëzoi armët, kur u lidh me Ekrem Llukën, kur e joshën me oferta, kur ia jepnin euron e PTK-së, kur e shtynë të shkonte në Strellc, kur u tallën me të si kryeministër, apo të tregonte për gjëra që duhej të mbyllte gojën, e njohin atë shumë mirë si individ. Ia njohin ambicjen dhe karakterin dhe kjo që po ndodh është momenti i artë për ata. Sepse Ramushi do të sillet si Ramush, edhe kur mendon se ka ndërrue mendje.

se gjashti eshte edhe konjuktura e paqendrueshme nderkombetare ne marredheniet midis fuqive te medha. balanca e fuqise qe po ristabilizoohet na sheh, etnikisht ne ane te kunderta te perplasjes. Serbet jane me ruset dhe kinezet dhe ne ne anen tjeter.

Koha është kritike, pazari është kompleks dhe cmimin do ta paguajnë vetëm shqiptarët. Mendoj se Ramush Haradinaj nuk është i përgatitur që të sillet si kryeministër i shqiptarëve. As ai, as ata qe janë mbas tij, sado të kapur të jenë nga të huajt, nuk duhen lejuar që të bëhen pazare me Kosoven, me territorin, integritetin, dhe sovranitetin e shtetit, aq sa eshte shtet. Si e thashë, ata që e kanë caktuar aty, që e liruan nga burgjet dhe e kthyen në Kosovë, e kanë caktuar kryeministër jo thjesht për hatër të numrave por sepse ia dinë mendjen dhe ambicien. Dhe, pikërisht për këtë duan tia lënë edhe përgjegjësinë. Mirepo interesi i shqiptareve eshte qe te mos behet me pazar me ne shqiptaret. Pse ke ndihmuar te shpetosh delet nga ujku nuk do te thote se ke te drejte ti shesesh ne pazar me ujkun.

Mendoj se serbët do ta lejojnë Ramush Haradinajn të shkojë në Nish dhe të marrë pjesë në takimin e shumëpritur. Mjafton që paraprakisht ai, dhe ata ‘komandantët’ e shumtë që janë bërë milionerë e përtej, të nënshkruajnë atë që duhet dhe që iu shërben atyre. Duke e njohur karakterin e Ramushit, do t’i jepja vetëm një këshillë: gjarpëri e kap miun vetëm kur lëviz jashtë strehës së vet. Kur miu rri në vrimën e vet, dhe ajo ka dy-tre dalje, nuk ka gjarpër që të kap. Prandaj besoji kombit tënd, mos bjer pre e lojës që po luhet dhe mos prano me shkue diku ku do të trajtojnë si gomarin që e thirrën në dasëm. Edhe më keq do të jesh si dashi me brirë e trim, por në mes të ujqërve, dreka e darka e dreqit.

Megjithatë, në përfundim, edhe kjo situatë do të kalojë. Në se arrihet marrëveshja do të ketë shumë reaksion nga shqiptarët në Kosovë dhe ajo nënshkrueht në letër do të shkyhet në rrugët e sheshet e Kosovës. Në se nuk arrihet këtë herë do të ketë një përpjekje tjetër. Por për mua, shpesh zgjidhja më e mirë, në se janë të gjitha të këqia, është që të mos ketë fare zgjidhje dhe të vazhdohet kështu si janë punët derisa të krijohen kushtet për më mirë për ne shqiptarët. Dhe për këtë, shumëcka është në dorë të Ramush Haradinajt dhe të dyshes Kadri Veseli-Hashim Thaci.