• Opinion
  • Letërsi
  • Arte
  • Përkthime
  • Bota
  • Intervista
  • Video
  • Profil
  • Kërko
  • Na Kontaktoni
Menu

Albmendimiarts.com

Street Address
City, State, Zip
Phone Number

Your Custom Text Here

Albmendimiarts.com

  • Opinion
  • Letërsi
  • Arte
  • Përkthime
  • Bota
  • Intervista
  • Video
  • Profil
  • Kërko
  • Na Kontaktoni

Të jetosh në një vend si ky

September 4, 2017 Xhabir Tabaku
Blerim Gashani

Blerim Gashani

Nga: Blerim Gashani

Kur po thonë se këngëtari, tash deputeti, Labi, bashkë me partinë e tij lilipute, i ka n'dorë frerët e qeverisë së ardhshme, mua po më kujtohet një emision televiziv koxha moti.
Gazetari po e pyet Labin "çka lexon më së shumti?".
Ky, pa një pa dy, si me grykë pushke po i thotë:
- Jo, nuk lexoj.
Gazetari mbeti pykë, u bllokua, nuk dinte më si të vazhdonte dhe fytyra e tij kishte një shprehje, si me thanë "a hiç, hiç...a?"

Lab deputeti, atëherë këngëtari, nuk e la punën pezull:
- Jo, jo, unë nuk lexoj...hiç!

...........

Sot, djali im filloi klasën e parë. Besoni apo jo, as atij me zë, por as unë me veten time, nuk e artikulova dëshirën që ai të mësojë.
Hiç!
Besoni apo jo, u luta për shëndetin e tij, disponimin, fatin e mirë, shokët e mirë, mësuesin e mirë e të tjera, plot, por nuk u luta vetë e as Blinin nuk e luta që ai të mësojë.

Në një vend, ku dija përbuzet, ku i dituri, talenti, i shkëlqyeshmi, i dalluari përbuzet, përçmohet, tallet, shkilet në pluhur e në baltë...nuk mund t'i them fëmijës tim: "lexo, mëso"....

Jo, bre!

Qysh me i thanë?!

..............

Edhe atëherë, po edhe sot, mendoj se Labi prapëseprapë është më i mirë se shumë të tjerë.

E para, nuk është e thënë që të gjithë njerëzit të lexojnë (gabimi i tij është që edhe pa lexu një libër....turr e n'politikë, që është vendimarrje, ekzekutiv, marrja e fatit të qindra mijëra njerëzve në dorë)

E dyta, pse Labi është (pak) më i mirë se të tjerët.

Sepse, ai po tregon prerë. Po tregon qartazi se nuk lexon. Nuk lexon fare, asnjë shkronjë.

Po çka t'bëjmë në një vend, ku shumica e atyre që udhëheqin - nga komuna e deri te Presidenti - janë si Labi.

Ose, m'falni, ma t'këqinj se Labi.

Se, këta të tjerët nuk e pranojnë.

Nuk e pranojnë injorancën!

Injoranca që na ka ngulfatë!

Dhe, do të na ngulfas edhe më!

Derisa të zgjohemi një ditë nga gjumi!

← Nuk e di pse strukeni akoma?Mes shkëlqimit të vjetër dhe mjerimit bashkëkohor. →

Powered by Squarespace