Strategjia e katolicizmit nacionalist t'shqiptarëve

Nga: Ensar Ajdini

Te gjitha qarqet qe, e kryqezuan te gjithe komunitetin musliman ne mbare hapsirat shqiptare, me ane te nje manipulimi perverz per “mbulim” te statujes se Skenderbeut, ku me nje sinkronizim perfekt u bene bashk qe te gjithe ne nje front per ta “shpetuar” shqiptarine nga muslimanet.

Muslimaneve, ia idhetuan edhe embelsirat e festes se Bajramit, ata u gjenden te mbeshtetur per muri dhe ngjajshem sikur qe ishin bisedat informative qe, i bente dikur UDB-ja, ku shqiptaret duhet te jepshin llogari edhe per ate qe nuk ekzistonte, njashtu edhe muslimanet duhet t’a deshmonin pafajsine e nje “faji” fiktiv qe, e kishin krijuar manipluesit, madje ata kerkonin qe muslimanet shqiptar ta deshmonin edhe perkatesine e tyre etnike (ta deshmojne se a jane shqiptar a jo!), perball “baballareve” te kombit te cilet ishin zgjuar per ta “mbrojtur “ shqiptarine nga muslimanet.

Atyre nuk i’u mjaftuan as pamjet filmike qe, ishin te pasterta si kristali e qe e deshmonin manipulimin perverz te dashakeqve te veshur me rroba “patriotike” qe, kurrsesi nuk donin t’i lenin te qete besimtaret musliman, qe t’a festonin Bajramin, madje banalisht benin pyetje te tipit, a jani shqiptar a jo, a doni Skenderbeun a jo?!

Nese kishte ndonje mendim ndryshe intelektual, i cili binte ndonje argument qe thoshte se, Papa e ka cilesuar si atlet te krishterimit Skenderbeun, menjeher vinin reagimet madje shume agresive, ne drejtim te te gjithe muslimaneve, duke i linçuar si ant-kombetar sepse Skenderbeu ishte vetem kombetar dhe nuk kishte te bente fare me fe.

Por kete argument e hudh poshte edhe presidenti i Kosoves i cili dje, me date: 05.09.2017, kur ishte paralamerua edhe shugurimi i katedrales Nene Tereza ne Prishtine, mbajti nje fjalim ku ishin prezente edhe zyrtaret me te larte shtetror, ndonse Kosova trupmetohet si “laike”.

E gjithe pjesmarrja e ketyre zyrtareve te larte shtetror, te cilet me origjine fetare, nukeshte se Jane te krishter respektivisht katolik, por pjesmarrja po konsiderohej si veprim kombetar, pra ishte fuzionue e gjithe ceremonia katolike, ne veprim nacionalist dhe kombetar!

Por sikur nuk i mjaftoi vetem shkelja flagrante, e shtetit sekular e laik nga ana e presidentit, por ai shkoi edhe me tutje duke u bashkuar ne nje linje me manipuluesit qe e shpiken “mbulimin” e statujes se Skenderbeut, e duke provokuar te gjithe komunitetin musliman pasi ne fjalimin e ti ai deklaron se: “Nuk ka bez ose pelhur qe e mbulon madheshtin e Skenderbeut". Po ashtu e riperseriti citimin e Papes se, Skenderbeu ishte atlet i krishterimit, madje deklarohet se ndjehet krenar qe, shqiptaret ia kane dhene botes Skenderbeun dhe Nene Terezen.

Shtrohet pyetja, nese jane figura kombetare dhe jo fetare, pse duhet te permenden ne katedrale, ne nje ceremoni puro fetare?

Ti kthehemi edhe njehere frazes, “Nuk ka bez ose pelhur që e mbulon madheshtin e Skenderbeut", per te cilen presidenti edhe mori duartrokitje frenetike nga te pranishmit ne katedrale.

Sesa do ta mbaje fjalen, presidenti ne mbrojtjen e monumenteve shqiptare, e ka deshmuar edhe kur ishte kryeminister, ku me kerkese te ambasadave te huaja, i pati mbuluar me “bez dhe pelhure” muralet me motive te historise shqiptare, qe, ishin te vendosura ne hollin e kuvendit te Kosoves, me arsyetimin se, po ofendohen serbet dhe se Kosova eshte multietnike!

Por si duket aty nuk kishte mbamendje dhe Thaqi me kete fraze, nxiti emocione patriotike saqe, nga dehja e “atdhedashurise” se prifterinjeve, ata i kishin shenderruar edhe flamujt kombetar dhe shtetror ne lecka per pastrimin e dyshemese!

Dhe si zakonisht kjo nuk prodhon ndonje lajm, e aq me pak reagim te “gardianeve” te shqiptarise, ngase per fatin e keq te tyre, prifterinjet respektivisht organizatoret e ceremonise, nuk ishin musliman!

Tendenca vazhdon qe jo vetem Kosova, por ne pergjithesi shqiptaret, te shkojne drejte nje nacionalizmi katolik, ngjajshem sikurse te disa popuj ortodoks, shembull, ku, nese nuk je ortodoks nuk mundesh me qene serb, apo greke, pra po behen perpjekje qe nacionalizmin shqiptar ta katolicizojne, ne menyre qe, nese nuk do te jesh katolik, apo filokatolik, te mos konsiderohesh shqiptar.

Pra te gjithe shqiptaret e besimit Islam, ti tjetersojne etnikisht ne arab dhe turq dhe ti shpallin armiq te kombit.

(E/A)