Në anën tjetër.

Nga: Blerim Gashani

Për tri ditë, dy paraqitje në dy emisionet më të njohura në Kosovë (Rubikon dhe Oksigjen) pêr njeriun që e ka vënë Kosovën në pazar.

Dhe, shih delirin, qaraveshjen, jargêt, duartrokitjet mjerane!

Pastaj po themi: po e kundêrshtojmë këtë pari!

Jo, kjo nuk është fare e vërtetë!

Ne nuk po tregojmë se jemi më të mirë se udhëheqësit e politikanët tjerë që po e zhbëjnë Kosovën dhe po e shkërmoqin shqiptarinë në të katër anët?

E, si mund t'ia fillojmë...

Me refuzim!

Refuzim total!

Prej refuzimit simbolik: mosdalje në çfarëdo evenimenti ku janë ata - edhe nëse është koncert, lojê futbolli ku shihen ata në lozhë, klube e restorante ku rrinë, madje edhe manifestime e përvjetorë ngjarjesh nga lufta (unë p.sh. nuk kam marrur pjesë në asnjë manifestim, përvjetor e akademi pêr familjarët e mi të vrarë në luftë ku ka qenë dikush nga kjo pari kriminale)

Po, pse jo.

E dimë se do të jenë aty - nuk shkojmë (dhe tregojmë pse).

Nuk e dimë apo paraqiten papritmas - dalim nga aty (dhe tregojmë pse).

A po themi se jemi më të mirë?

Ta tregojmë këtë pra!

Pastaj:

Një palë zgjedhje, pa zgjedhës. Asnjë votues.

Fiasko totale!

Plot gojën e kemi rebelizëm!

Hajde ta shohim!

Sa herë të kalojnë - me sirena, drita vezulluese, me zulmë e me shkëlqim, t'ua kthejmë shpinën.

Në mënyrë të organizuar e të përsëritur, gjithmonë, vazhdimisht.

Ta shohim se a jemi refuzues apo xhelozues!

Hajde ta shohim a jemi të njëjtë!

Pastaj:

S'ka dekorata, lavdërata, certifikata, mirënjohje, çmime nga kjo pari sharlatanësh që bëjnë se na udhëheqin.

S'ka!

Hajde të tregojmë se çfarë mendojmë për ta!

Ramë Lahaj duhej ta refuzonte këtë pari (dhe të tregonte arsyen);

Rita Ora, Dua Lipa, të gjithë shqiptarët që shkëlqejnë nëpër botë, duhet ta refuzojnë parinë aktuale tê shqiptarëve dhe t'ua tregojnë arsyen haptazi dhe qartazi.

Vasfije Krasniqi nuk duhej t'ua merrte dekoratat!

Hiç!

Pastaj:

Media - bile për një ditë duhet ta refuzojë këtë qeveri/pari.

Asnjë gazetar te dyert e Presidencës, Qeverisë, institucioneve tjera, madje as partive politike.

Bile për një ditë. Qetësi totale! Heshtje!

Black out!

Asnjë lajm, asnjë kronikë për një pari injorante dhe kriminale.

Refuzim total!

Hajde ta shohim a jemi rebelë apo oportunistë!

Lehtë është të themi 'nuk e duam këtë pari', hajde ta vërtetojmë kêtë!

Hajde të tregojmë a jemi me ta!

Hajde të tregojmë se meritojmë më mirë!

Pêrndryshe, duke i thirrur në show argëtues, duke u qaraveshur e duartrokitur, po tregojmë se ne jemi bashkêfajtorë!

Mbasi paria jonë janë kriminelë, çka po i bie se jemi ne?

A më thoni?