"Lodra me kolaboracionizëm"

Nga: Jozef Shvejk

Ne vitin 2014 Shqiperine do ta vizitonte Papa Francesku. Ne bulevardin e vetem te Tiranes, kryeministri kishte vendosur banderola te medha me fotot dhe portretet e klerit katolik te vrare dhe persekutuar nga regjimi komunist. Ne foto, per ato qe ishin tejet te kujdesshem, qene edhe ato qe rendom therriten si "kolaboracioniste". Asnje prej intelektualeve te prodhuar nga fabrika Enver Hoxha apo historiane te tjere qe jane punesuar sot ne shtet nuk u ndje.

Dy muaj e tete dite pas vizites se Papa Franceskut, ne bulevardin Deshmoret e Kombit nuk ndodheshin portretet e martireve. Poshte, ne rruge therrisnin me gojen plot dhe portretin larte disa pleq dhe disa te rinj "Parti Enver". Ndonje prej tyre dilte ne televizor duke i kujtuar shqiptareve se Amerika dridhej perpara fjalimeve te shokut Enver. Pastaj, ashtu ne grup, ne nje autobuz te veshur me te kuqe pa paguar kurrgje gjindja futej per te perfunduar pas shpines se kryeparlamentarit Meta dhe kryeqeveritarit Rama. "Bijte tane" therrisnin me plot trimeri ndersa ngrinin grushtet larte dhe prisnin ndonje begenisje. Natyrisht, nuk kishte te tilla perpos shokut Pandi. Sic dihet Pandi ka debolese per keto djem, natyrisht aty per aty moren dhe vemendjen e shokut Eri.

Jua permenda kete fragment fare te shkurter dhe qe eshte perseritur dhe me perkulje ministrash apo perkujtimin e Kongresit te Permetit. Pasi dua t'ju ve edhe nje here ne dukje menyren si qeveris Rama; "Politikisht Korrekt". Me aktin e rivarrimit te eshtrave te Mit'hat Frasherit u krye nje veper e mire. 
Por, ky veprim politikisht korrekt, ishte gjysmak. Mit'hat Frasheri duhej nderuar me te gjitha adetet ne hollin e Parlamentit te Shqiperise dhe jo ne ate te Akademise se Shkencave. Kjo klecke eshte ne fakt goditja e radhes qe Rama "politikisht korrekt" i dha figures se Frasherit.

Vec kesaj, nuk duhet te harrojme qe Nentori eshte drejt fundit. Edhe nje here pleqte dhe te rinjte me parrulla, foto dhe pankarta ne dore do te dalin te brohorasin per dike qe Piramida qe dizenjuar si Mekka e Njeriut te Ri. Rama, kesaj radhe do te na thote "Ju respektova juve do respektoj dhe keto!".