DY HISTORI tashmë të HARRUARA!

Nga: Salih Kabashi

Më shumë se njëqind vjet qyshse, ta përdor një term popullor dikur shumë të përhapur, Kosovës e Shqipërisë i pat ra Serbia e Parë. Serbia asokohe pat kryer edhe gjenocidin e saj të parë mbi shqiptarë.

Krim dhe gjenocid i shoqëruar dhe i ndihmuar edhe nga dy ushtri tjera të shteteve fqinje: Bullgari e Mal i Zi.

Akademia, historianët, shteti, të zënë me punë të kota, injoruan historinë, dhimbjet, gjakun e derdhur të popullit të pafajshëm e të pambrojtur.

Kosova as pas 1OO vjetësh nuk arriti të bëjë shtet. Përpjekjet e gjeneratave, sakrificat e vazhdueshme, i nëpërkëmbën të ligjtë me Serbinë e të egrit me popullin e tyre! Sot Kosova gjendet në një situatë brezhnjeviane të sovranitetit të kufizuar. Serbia po luan maca-mini me dyshen politike analfabete Hashimi-Hajredini!

29 VJET MË PARË

Historia e dytë e harruar: Më 9 nëntor 1989, pas 28 vjetësh të turpshme e të përgjakshme, pat ra Muri i Berlinit, pat ra Erich Honecker, udhëheqësi komunist gjermanolindor, një kukull tradhtare në duar të hegjemonisë ruse-sovjetike. Sot në udhëheqjen më të lartë të Kosovës qëndrojnë ata stalinistë që me lot në sy përcillnin hatanë e tyre të shkërmoçjes së komunizmit.

Ata që krekoseshin se ato që po ndodhnin në Lindjen komuniste nuk mund të ndodhnin kurrë edhe në Shqipërinë enveriste. Sepse, sipas tyre, Enveri i kishte lënë në dorë kalanë e fortë e të pathyeshme të komunizmit skënderbegasit të fundit - Ramiz Alisë!

Personalisht nuk mund t’i harroj këto ngjarje të historisë sonë të vjetër e të re. Sepse brenda tyre gjendem edhe vetë.

Në kohë kur pat ra Serbia e Parë, familjes së Osmon Morinës, baba i nënës sime, dajës sim, soldateska serbe ia pat vra 23 anëtarë familjeje. Ai kishte mbetë vetë i dyti vëlla. Sylë Morinën gjahtarët serbë të dehur e të mbushur urrejtje ia vranë tek po lavronte në arë.

Osmon Morina nuk pat lënë djalë mbas veti. Unë nuk kisha dajë. Nëna ime dhe dy motrat e saj, tezet e mia, kur si fëmijë qaja mungesën e dajëve, më ngushllonin me fjalët se krejt Morinët janë dajtë e tu…

Përvoja ime e kohës së venitjes e të rënies së komunizmit është e dhimbshme.

Ua kam pa me sytë e mi verbërinë politike dhe demagogjinë nacionaliste shumë figurave në të cilat populli e rinia jonë kishte uzdajën.

I kam pa qentë e qartun marksistë-leninistë të Kosovës...