Verbëria intelektuale e Ramës

Nga: Hysamedin Feraj
Për shikimin duhen tre kushte: syri, objekti, drita.
Syri dhe objekti mund të jenë të pranishëm, por pa praninë e dritës syri nuk mund ta shoh objektin sado afër që ta ketë.
Çka e ndriçon objektin që nuk shihet me sy?
Dija antike, skolastike, klasike, deri sot, përgjigjet: ndriçimi i mendjes, drita e ideve, drita hyjnore, shkëndijat e shpirtit (scintilla animae), drita natyrore (lumen naturale) e arsyes, drita e intelektit, intuita. 
Deri kur shkenca empirike ta konstatojë si ide shkëndijën ndriçuese elektrike që këmbehet mes neuroneve në tru, pra shkëndijen fizike si mendim (!?), shpjegimi më i mirë mbeten ata koncepte. 
E keqja e arsimit, e keqja e universitetit në Shqipëri shihet vetëm nëpërmjet intelektit. Vetëm intelekti mundet të shoh se e keqja e universitetit shqiptar e ka burimin në Ligjin e Arsimit të Lartë. 
Syri nuk mundet ta shohë këtë, sado qartë e sado shpesh t’i shohë shkronjat dhe fjalët e atij ligji. Atë e sheh vetëm mendja e ndriçuar nga drita e intelektit.
Mirëpo intelekti i mungon Ramës. Jo se nuk mund ta ketë pasë të lindur rastësisht, saje përkatësisë në specien njerëzore, por sepse shikimin intelektual të botës inteligjibël ia ka bllokuar shikimi shumë nga afër i parasë. E, ashtu si gishti shumë pranë syrit bën që syrit bota t’i duket si gisht, ashtu paraja shumë pranë “intelektit” të supozuar të Ramës bën që bota t’i duket vetëm si monedhë. Prandaj edhe në universitet studentët i shikon, por vetëm si mallra dhe burim parashë. 
Funksioni i “dritës së intelekti” është shikimi i esencave, të cilat nuk janë materiale. Në mungesë të intelektit Rama nuk mundet ta shohë askund, as në universitet, esencën e njeriut dhe njerëzoren. Nuk mundet të shohë esencën e të drejtës, e të mirës, e të bukurës dhe as mungesën e tyre, sado të shoh ligje dhe “përvoja të vendeve të tjera të qytetëruara”. 
Sa kaq vlen për Thaçin e Veselin, dhe për shumë “shtazë” të tjera që e kanë korruptuar predikatin “politik” të saj.
Me intelektin e dëmtuar, ky tip pushtetari jo politik shikon vetëm sa, si, dhe çka shikon organi trupor, syri biologjik i Adri Nurellarit dhe oligrakëve rreth tyre.