Gjuha jonë...

Nga: Gramos Xhaferi

“GJUHA E JONË ASHT MË E BUKURA GJUHË E BOTËS
DHE ASHT SHKAKU MA I MADH APO I VETËM QË U
CLIRUA SHQIPNIJA E JONË, E QË I DHA SHKAS MA TË
MADH CËSHTJES SHQIPTARE PËR ME U BA SHTET YNË
I SOTËM.PRANDAJ NA,KËTË GUR KAQ TË CMUESHËM,
DUHET TA DUEM ME GJITHË SHPIRT DHE ME NJI
PËRKUJDESJE TË POSAÇME , TA RUEJMË NË LOG TË
ZEMRAVE TONA”.

(Mbreti Zog I 1937)

  • Kjo shprehje e mbretit Zog shpreh me se miri perkushtimin e mbreterise shqiptare per zhvillimin e arsimit.
    Ku jemi sot, edhe pse hierarket e qeverise cirren per arritje?
    A nuk e shohim se ne cfare deregjeje eshte shkolla jone? A thua se nuk e dime qe e gjithe hierarkia e arsimit zgjidhet sipas perkatesise politike, edhe pse jane elif-matrake? E dime, madje mire, se shefat duhen per te mbledhur vota dhe njerez ne mitingjet e partise ne pushtet.
    E dime mire se edhe mesuesit i puneson shefi i partise apo deputeti.
    Se shume mesues qe nuk meritojne t'i quash te tille, u kruajne astaret e xhepave femijeve te gjore per t'u marre qindarkat e fundit.
    Se arsimi po degradon dita-dites.
    Ne kete degrade ku jemi, s'ka se si te mos kujtojme kohet kur shkolla ishte shkolle.
    Shumekush e ka degjuar shprehjen 'kater klase, por te Zogut, ama!'
    Le te ndalojme pak me gjate ketu. Do te na ndihmojn edhe vleresime te mencura te studiuesit E. Shehu. Vlerat e Mbretit Zog,në rrafsh të arsimimit të popullit tonë janë shumë të mëdha. Edhe pse janë të panjohura, shumica prej tyre çdo ditë e më tepër këto vlera po rrezatojnë në zhvillimet e sotme shqiptare në këtë aspekt.Ndoshta se Ahmet Zogu mori mësimet e para të gjuhës së bukur shqipe prej të madhit atdhetar Dervish Hima,por tok me germat e para të kësaj gjuhe Ahmet Zogu sigurisht ka mësuar edhe për dhimbjet për përpjekjet e martirëve shqiptarë në mbijetesën e gjuhës shqipe.Ndaj këtë dashuri për gjuhën e kombit të vet,Mbreti Zog,jo vetëm do ta ruante thellë shpirtit të tij por në krye të shtetit shqiptar ai do të shpallte e mbronte arësimin,duke i dhënë atij një përmbajtje thjellësisht kombëtare.Veçse gjërat vlen të shihen kurdoherë me maturi dhe mbrenda kornizave të tyre kohore ngase kështu do të parapëlqehen prej historiografisë së sotme moderne dhe krejt civilizuese,të pangarkuar me artificializma ideologjike.
    Përpjekjet e Zogut në vitet 1922-1928,u konverguan në drejtim të permbysjes së atyre tendencave të gjata,gati shekullore të mungesës së predispozicionit të autoriteteve vendore për arsim.Ai ishte plotësisht i ndërgjegjshëm se ky proces do të ishte jo vetëm i gjatë dhe i vështirë por edhe mjaft i penguar si për mungesa të kuadrove ashtu edhe të mjeteve e godinave. Nuk duhet harruar se në këto vite të para të Republikës shqiptare mungonin pothuaj krejt ligjet,për të mos thënë se njerëzit endeshin midis xhungllave të kodeve ligjore otomane.Që të ndërtohej një sistem kombëtar arsimor,duhej së pari të kapërcejë mbi një sërë shkollash që kishin influencat dhe qëllimet e veta.Shqiptarët vlen të kujtojnë se deri në fund të viteve 20,të vetmet shkolla që ishin,drejtoheshin prej organizmave të ndryshme fetare apo prej disa privateve të huaj. Kështu,amerikanët patën ngritur dy kolegje bujqësore ku mund të përgaditej një numër i kufizuar nxënësish.Po ashtu, në Shkodër patën funksionuar dy-tri shkolla jezuite ku më së shumti kultura i përkiste religjionit të besimit katolik.Në Durrës e Vlorë,kishte dy-tri shkolla ku mësimi jepej në gjuhën italiane dhe nxënësit mësonin malet e lumenjtë e Italisë pa ditur më parë gjeografinë dhe historinë e atdheut të tyre.
    Përpara kësaj tablloje fort të zymtë,Mbreti Zog,u kujdes të ideonte dhe zbatonte një strategji sa ma kombëtare e cila do të mund të çelte rrugë më të gjëra dhe efikase për të ardhmen.Në mënyrë që të mundësonte hapjen e shkollave edhe në pjesë të tjera të vendit,”Zogu ndërmorri një program ambicioz reformash i cili kishte për objektiv futjen e një rrjeti të tërë shkollash fillore në krejt vendin,të ndërtuara mbi bazën e sistemit me konvikt,për gjithë ata fëmijë që banonin në zonat e largëta dhe nuk mund të përshkonin çdo ditë rrugën për të ndjekur mësimet”(B.Fisher,”Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri “ faqe 183 ).
    Ka qenë pos të tjerave,kujdesi i drejtëpërsëdrejti i Mbretit Zog lidhur me arsimin kombëtar,që në fillim të viteve 30 të këtij shekulli numëroheshin dhjetra shkolla në Shqipëri.Kështu,u çel gjimnazi shtetëror i Shkodrës,Liceu Francez i Korçës,Liceu i Gjirokastrës,shkolla tregëtare e Vlorës,Gjimnazi i Tiranës,Beratit si dhe dhjetra shkolla fillore me konvikte çka don të thosh që asnjë fëmijë shqiptar të mos metej pa marrë njohuritë e domosdoshme elementare të gjuhës,leximit në shqip,si edhe në shkecat e tjera. Mbreti Zog,përmes këshilltarëve të vet mbante lidhje me drejtuesit e shkollës teknike në Tiranë e cila ka pasur drejtim teknik dhe sidomos për teknikën bujqësore.Duke paraparë se pjesa më e madhe e Shqipërisë ishte vend agrar,duke menduar sigurisht perspektivën e kësaj ekonomie të rrënuar shqiptare,ai me porosi të veçantë iu gjend pranë në çdo hall,drejtuesve amerikan të kësaj shkolle. Sigurisht pas kalimit të kësaj faze të parë,përndryshe popullimit të shkollave me vocrakë,prej regjimit monarkik u pranua që programi mësimor i këtyre shkollave të unifikohej.Për këtë,në fillim të vitit 1931 u ngrit një komision i posaçëm i cili përgaditi një program jo vetëm modern por edhe thellësisht kombëtar duke synuar së pari në unifikimin e tij e mandej në formimin sa më të plotë të nxënësve.Në tekstin “10vjet Mbretëri” lidhur me këtë thuhet;
    “Deri me këtë datë arësimi fillor i Shqipërisë,ndiqte nji sistem mësimi johomogjen; programe të ndryshme dhe prirje që mbështeteshin në mësimet që kishin marrë arsimtarët nëpër vise të ndryshme të Evropës… Me sistemin dhe inkuadrimin e programeve në një udhë të vetme dhe të re,u arrijt ajo që asht sot nji nga ndërtesat ma të bukura të regjimit Zogist,domethënë nji votër rreth të cilës mblidhen mijëra e mijëra djem,që,po të në lejohet shprehja,mun të themi se filluem të ushqehemi me qumështin e një nane të vetme”.(“10 vjet Mbretëri”“Arësimi Kombëtar”faqe 182)
    Kujdesi i madh i Mbretit Zog,është ndier edhe në shkollën Normale të Elbasanit,ngase ajo shkollë përgadiste mësues që nesër do të merrnin udhët në skajet ma të largëta të atdheut.Me dekret të veçantë të tij,kjo shkollë u pais jo vetëm me një program mësimor modern por edhe me mjedise të mjaftueshme konviktore.Mbase nuk duhet të harrojmë se në vitet 20-30,pos të tjerave,në këtë shkollë shkuan të studiojnë edhe shumë nxënës nga kosova e viset tjera shqiptare e të Maqedonisë Shqiptare.Këta nxënës,të brymosur së pari me krenari e dinjitet kombëtar,u nisën më pas në Prishtinë,Shkup,Pejë,Gjakovë,Tetovë,Dibër e Gostivar,për t’u përcjellë brezave pasardhës jo vetëm dijet por edhe dashurinë për atdheun tonë.
    Mendoj se,sa do të lihet në harresë,nuk mundet gjithashtu të groposet përfundimisht,zgjuarsia dhe autoriteti i Mbretit Zog në rrafsh të shqiptarizmës duke luftuar sidomos ndaj influencave greko-sllave dhe italiane në brezin e ri të shqiptarëve-shkollarë.Kështu në prillin e vitit 1933,Parlamenti Shqiptar kishte aprovuar dekretligjin mbi organizimin e sitemit arsimor duke synuar në zhveshjen e shkollave prej ndikimeve të të huajve,me ç’rast Ministria e Arsimit i shtetëzoi të gjitha shkollat private.Me vlerë në dekret ligjin e këtij viti,ishin gjithashtu ndalimi i mësimit të detyruar (në shkollat që mbeteshin) i gjuhëve greke,italiane e sllave,si edhe heqja e mësuesve grek,italian e sllav nga shkollat e tjera.

Natyrisht tërë këto ndërmarrje strategjike të arsimit nuk mund të kalonin në heshtje prej fqinjëve të cilët,kërkonin përmes ndikimeve të tyre në shkollë,të përgadisnin më pas,falangat e tyre të pushtimit.Protestës së disa drejtuesve të shkollës italiane,Ministria e Jashtme Shqiptare iu përgjigj se; “nevoja e shtetit tonë është që rinia e vendit të frekuentonte vetëm shkollat shqiptare,sepse qëllimi i saj ishte të rrënjoste tek ajo dashurinë për atdheun dje ndjenjën e bashkimit kombëtar,çka ishte konform frymës së bashkëpunimit midis kombit shqiptar dhe atij italian…”Arkivi Qendror i Shtetit,fondi M.P.J.,dosja 100 , fleta 24 ). Pa bërë komente të tepërta rreth kësaj deklarate,bindesh mjaft lehtë se shqiptarët asi kohe nuk ishin aq naivë sa të mos shihnin veprimet e italianëve çka synonin drejtëpërsëdrejti shkombëtarizimin e ndjenjave të gjenerateve të reja shqiptare.Në kte lojë,dua të them se,jo vetëm shkollat me prirje italiane,por edhe kleri katolik shqiptar,merrte herpashere ndihma prej italianëve dhe këto qeveria shqiptare nuk i pat ndaluar.Por kur ajo shihte se pas këtyre shkollave kish të bënte me qëndrime të paramenduara antikombëtare,masat ishin të rrepta.Këto masa të inicura prej Mbretit Zog,bënë që edhe qindrat e mësuesve atdhetarë shqiptarë,të merrnin zemër.Në gjdo shkollë në territorin e shtetit amë duhej të valvitej Flamuri ynë kombëtar, duhej kënduar hymni kombëtar para ligjëratave, duhej që mësuesit shqiptar të ishin thellë të brymosur dhe të dëshmuar si patriotë dhe atdhetarë, të moralshëm dhe të zgjuar, këto ishin kushtet për një mësues.Kështu që ata jo vetëm vranë frikën e tyre por luftuan që edhe nxënësit shqiptarë të bashkoheshin rreth idealeve kombëtare duke pranuar tek e mbramja me qenë pak me të varfër materialisht por krenar për të kaluarën e tyre.Madje,për herë të parë organizuan edhe disa manifestime rinore,me çrast qëndrimi entit italian ishte mjaft i hapur.Kështu,ministri italian i asaj kohe në Tiranë,Koku,njoftonte homologun e vet shqiptar se në Vlorë “profesorët së bashku me nxënësit kishin bërë një manifestim gjatë të cilit kishin thirrur ; “Poshtë Italia! Poshtë shkollat Italiane !”.(Arkivi Qendror i shetit,fondi MPJ,Dosja 100 , fleta 27 ).
Protesta të herpashershme,qeverisja monarkike do të kishte edhe prej sllavofilëve dhe grekofilëve lidhur me reformat arsimore.Por edhe këtyre protestave,Mbreti Zog iu përgjigj mençurisht duke synuar kurdoherë përmbajtjen kombëtare.Kështu,mbi bazën e Deklaratës për Mbrojtjen e të Drejtave të Minoriteteve,ai lejoi çeljen e shkollave në jug të vendit ku ishin disa fshatra me grekë të ardhur ç’prej shekullit të kaluar.Ndihmoi gjithashtu paisjen e këtyre shkollave me ato mjete që dispononin edhe shqiptarët.Por gjithsesi ai nuk lejoi aty hapjen e shkollave private greke ngase,sipas nenit të veçantë të kushtetutës shqiptare,hapja e shkollave private u lejohej vetëm shtetasve shqiptarë të cilët duhej të zbatonin programet e arsimit publik. Por ndërsa u vihej fre ndikimeve italiane,greke e sllave,në sistemin arsimor shqiptar shiheshin me përparsi shkollat e drejtuara prej amerikanëve dhe francezëve.Kështu,mbi bazën e një plani të veçantë të Ministrisë së arsimit shqiptar,ndihmoheshin shkolla teknike e Tiranës dhe ajo e Golemit të Kavajës,të drejtuara prej amerikanëve.Po kështu pati kurdoherë predispozicion prej regjimit monarkik,edhe shkolla franceze e kultura e këtij vendi.Në një rast,ku në liceun francez të Korçës,duheshin bërë disa shkurtime apo edhe zavendësime të pedagogëve francez me ato shqiptarë,ministri i francës në Tiranë bëri përpjekje të vazhdueshme në autoritetet e larta mësimore.Ai bëri deri takim me kryeministrin Pandeli Evangjeli por gjithsesi nuk u bind.Për këtë,ai kërkon takim urgjent me mbretin Zog dhe ky e pret me ate qetësinë dhe heshtjen kureshtare.
“Me 20 korrik 1931,Degrani vinte në dijeni Brijanin,tani ministër i jashtëm në qeverinë franceze,se në takimin që kishte pasur me ,mbretin,ky kishte deklaruar se nuk pajtohej me mendimet e lartëpërmendura… Mbreti i kishte deklaruar Degranit se “ përkrah plotësisht pikëpamjet tuaja të cilat janë shumë të urta… unë jam për zhvillimin e marëdhënieve intelektuale midis francës dhe Shqipërisë”.(K.Xoxe,”Liceu kombëtar i Korçës”faqe 116).
Krejt e kuptueshme në këtë sens është edhe qëndrimi i Mbretit Zog ndaj ndërhyrjeve ogurzeza të qeverisë italiane.Meqenëse Shqipëria në ato vite merrte një hua prej Italisë,kjo e fundit pat vendosur specialistë të sajë në disa ministri me pretendimin për të ndihmuar palën shqiptare të administrojë sa ma mirë paratë.Mbasi pala italiane pësoi goditje në shkollat e veta,ajo bëri çmos të iknin nga shkollat e Elabsanit,Tiranës dhe Shkodrës,mësuesit e gjuhës frenge.Por edhe ky propozim nuk u pranua prej palës shqiptare dhe veçmas Mbreti Zog urdhëroi vazhdimin e funksionit mësimor-edukativ të tyre. Dashurinë dhe përkushtimin e madh për mësuesin dhe studimin e gjuhës shqipe,Mbreti Zog e shpreh pos të tjerave edhe në një përshëndetje që u bënte nxënësve shqiptarë në fillim të vitit 1937 ku pos të tjerave kumton : Gjuha e jonë asht më e bukura gjuhë e botës dhe asht shkaku ma i madh apo i vetëm që u çlirua Shqipnija jonë,e që i dha shkasin ma të madh çështjes shqiptare për me u ba shtet ynë i sotëm.Prandaj na,këtë gur kaq të çmueshëm,duhet ta duam me gjithë shpirt dhe me nj’i përkujdesje të posaçme,ta ruejm në log të zemrave tona”.
Ndër vlerat e Mbretit Zog,në përhapjen e diturisë dhe arësimit,vlen të përmenden edhe nismat e tij,që këta vlera të përcilleshin edhe tek vajzat shqiptare.Kështu në mesin e viteve 30,në Tiranë u ngrit gjimnazi “Nëna Mbretëreshë” ku qindra vajza nga viset e shtetit amë por edhe nga viset tona,duke shkelur mbi mykun otoman pesëshekullor,u futën në rrugën e bukur të dijes.Këto vajza shqiptare,muarën jo vetëm kulturën perëndimore çka servirte programi mësimor por u njohën edhe me traditat e lashta e të bukura të popullit tonë.Më pas ato u bënë luftëtaret e para për të përcjellë mesazhin e lirisë në popullin e okupuar nga fashistët Italian. Pikërisht në sheshin e asaj shkolle që mbante emrin e bukur “Nëna Mbretëreshë”,në 28 nëntorin e vitit 1941,u gris flamuri italian dhe u hodhën parrullat ; Poshtë Italia!Jashtë fashistët nga Shqipëria!. Dhe kur mbi to u vërsulën mësuesit dhe kujdestarët italian,ato vrapuan në sheshin e madh të kryequtetit,u bashkuan me vëllezërit e tyre dhe demostruan nëpër rrugë duke kënduar “Për Mëmëdhenë”.Ajo çka gjithshtu nuk mund të mbetet në hije,është përpjekja e regjimit monarkik dhe personalisht e Mbretit Zog,për dërgimin er studentëve shqiptarë të cilët do të vazhdonin studimet e larta.Natyrisht për vetë stadin ku e filloi,mbi 90 përqind e Shqiptarëve ishin analfabetë,por vetë ato mjete financiare të pakta (bëhej fjalë për bukën e gojës) regjimi i asaj kohe nuk mund të ngrinte dot univeristete.Por prej shtetit shqiptar,dërgoheshin çdo vit rreth 400 studentë me bursat e shtetit apo të tyre dhe pikërisht në vendet perëndimore.Italia,Franca,Austria,Zvicra e Gjermania,do të ishin vendet më të preferuara për studentët shqiptarë të cilët gjithsesi shkonin për studime mbi plane konkrete të qeverisë.Duke parë kalimthi statistikat e kohës të bie në sy sidomos numri i madh i mjekëve,oficerëve dhe ekonomistëve ngase shoqëria shiptare e sapongritur në këmbë,kishte shumë nevojë për këto fusha të specializuara.
Mbreti Zog jo rrallë merrte kontakte me rininë studentore shqiptare,i dëgjonte ato me kujdes duke paraparë tek ajo gjeneratë ardhmërinë e kombit të vet.Ai ndjehej i ngazëlluar nga këto takime e biseda,sidomos kur haste me dëshirat e mëdha të tyre për tu kthyer sa më shpejt në Shqipëri e për të ndihmuar sa të mundin,për ngritjen nga prapambetja të kombit të vet.Tek e mbramja vlen të thuhet se propaganda komuniste 50 vjeçare,sado çë është përpjekur,nuk ka mundur dot të fshihje prej kujtesës së historisë se niveli kombëtar i shkollës e arësimit shqip,i asaj periudhe,nuk ka aritur sot ende as në Tiranë,as në Prishtinë dhe as në Tetovë e Gostivar.Pa mohuar aspak vlerën e asaj plejade mësuesish shqiptarë të palodhur e patriotë,unë do të mendoja se Mbreti Zog,edhe në këtë rafsh shfaq vlerat e tij të mëdha.