Letrat higjenike të Edi Ramës

Nga: Ilir Levonja

Deri para dy ditësh, Edi Rama dhe çfarë ai ka përreth, nuk flisnin për asgjë tjetër veç për 30 qershorin, kushtetutën, dekretin e presidentit, europën, dëmin kolosal që po i sjell vendit opozita e rrugës, madje caktoi dhe kandidatët duke u dhënë urdhra të prera për ruajtjen e kutive të votimit deri me kokën e tyre. Nga ana tjetër një batalion analistash që interpretonin ''ligjërisht'' të drejtën e krijimit të një opozite të re dhe mbajtjen e padiskutueshme të zgjedhjeve të qershorit. Kjo temë dominonte thuajse njëzetë e katër orë nga koha e shqiptarëve edhe pse po tu referoheshe komenteve në faqet publike të atyre që dominojnë vëmendjen e vendit dalloje sheshit një përplasje e madhe sociale. Madje numri i përmbushjes së opozitës së re, po bëhej gati sfidë politike për mbushjen e vendeve bosh në kuvend. Kurse tani krejt papritur me disa letra rrufe kërkon dialog me opozitën jashtë parlamentit me teknikat e tij buliste, arrogante duke u përpjekur të shfajësoj tërësisht vetveten nga situtata. Kjo është një nga ato absurditetet karakteristike të Edi Ramës që luan frontalisht me mjete propogandistike. Dhe po të vësh re, po njësoj në kor, shpura e opinionistëve të tij kanë filluar me ligjëratën se është opozita ajo që nuk e do dialogun. E harruan shpejt faktin se e kanë opozitën e re në kuvend. 
Nëse opozita e vërtetë, arriti këtu ku është sot, ishin pikërisht sfida e madhe që i bëri i vetvetes. Së pari djegia e mandateve për shkak se u vërtetua katërçipërisht një makineri e tërë karteli dhe oligarkësh në shitblerjen e votës. Së dyti dhe më thelbësorja një kërkesë e qartë për jo pushtet në tavolinë, por përmes ndryshimit të sistemit zgjedhor, duke i dhënë vendit mundësinë e prezantimit të drejtëpërdrejtë jo përmes listave të njëshave. Dhe e treta pa autorin e këtij regresi, atij që mban sot postin e kryeministrit të vendit. Kjo bëri të mundur çeljen e një drite shprese ku demokratët falën shumë mëkate, duke filluar nga zgjedhja e vet Lulzim Bashës në krye të Pd-ës, listat e tij dhe republikën e re. Ishin këto ca lëvizje që kthyen demokratët, shpirtin blu dhe mbushën sheshet ashtu si në vitet nëntëdhjetë. Kjo ka domethënien se çështja e dialogut është tashmë e tejkaluar me Ramën. Kjo edhe për faktin e cenimit të demokracisë duke përkrahur institucionalisht krijimin e një opozite të re. Opozitarizmi i deritanishëm ka qënë i qartë, nuk ka dialog me Edi Ramën, as pushtet në tavolinë, por qeveri transistorë me shumicë socialiste për të çuar vendin në zgjedhje në partneritet me qytetarin dhe të drejtën e tij, jo me kartelet e drogës dhe oligarkët. Madje kjo temë as që duhet të diskutohet studiove duke i dhënë tashmë një revansh që opozita e ka fajin se nuk do dialog. Kalbëzimi i demokracisë në vend ka arritur tabanin..., merrni rastin e Akademisë së Shkencave, në fillimi të qeverisjes së tij Edi Rama donte ta shkrinte, tani sjell aty në krye një aleat, një kryetar partie dhe e keqja një ish ministër të diktaturës. Kështu ka ndodhur edhe me institucionet e tjera. Dhe ta mendosh që në tridhjetë vjet demokraci sa e sa breza kanë dalë nga korridoret e universiteveve më në zë të perëndimit. Një emër i ri me një projekt kohor do bënte dallimin e madh. Mirëpo kjo nuk ndodh tek ne. Megjithëse duke filluar nga Italia fqinje a Greqia televizionet çahen duke treguar histori suksesi shqptarësh nëpër botë. Kjo është një vetvrasje kombëtare për më tepër mbi vdekjen e institucionit të dorëheqjes. Edi Rama nëse e do vendin e tij duhej të kishte dhënë dorëheqjen me kohë, që kur Gjykata Kushtetuese i hoqi një ministër që ishte i përfshirë në tenderime me biznesin e vet. Pa shkuar më larg me emra të tjerë. Ju e vutë re se sa e thjeshtë qe dorëheqja në Austri, siç po e shikoni edhe sot me Tereza May-in në Angli. 
Nuk ka dhe nuk duhet të ndodhi asnjë tentativë për negociata me Edi Ramën. Opozita duhet të vazhdoj më fort e më fortë dhe kaq. Ato çfarë ai shkruan janë ca produkte letrash higjenike të një mendjemadhi që erdhi gabimisht në atë post. Vendi ka nevojë për drejtime të tjera, duke filluar nga sfidat ekonomike, së paku të krijojmë një shtet që nuk mbahet me donacione por me të ardhurat e tija. Duhet të vdesin njëherë e mirë këto metoda lançimi me donacione. Unë nuk e di se sa do e arrij opozita e re, megjithatë di një gjë, që shancin e keni ju dhe theqafjen e çdo qeverie që nuk bën gjënë më minimale, detyrat e shtëpisë.