Armiku Haradinaj

Nga: Ilir Levonja

U tha se çfarë u tha në samitin e Berlinit, ka edhe nuk ka rëndësi. Megjithatë ajo që po shohim tani, është zbulimi i një armiku, ky është Ramush Haradinaj, kryeministri aktual i Shqipërisë së epërme, asaj me emrin Kosovë. Ramushi është katunar, dallkauk, i trashë, pa takt, pa ato aftësi për të ruajtuar sekretet, pa atë zotësi për të mos bërë publike bisedat e liderëve. Eshtë një manipulues populist që i bën këto për të fituar sa më shumë vëmendjen e lagjeve të Prishtinës a rrethinave në qytetet e tjera. Rramushi shqetësoi edhe vetë Elisën, fasadën e qeverisë shqiptare, e cila u detyrua të na bëj publike se kush në të vërtetë është seksi i llojit shqiptar që nuk nxjerr fjalën etj. Çfarë nuk po thuhet për Ramushin. Eshtë një nga ato situta ku të kujton kohën e Enverit, se pa folur ai nuk fliste kush! Po të thoshte ai, lëreni, apo kalojeni dhe të tjerët ashtu do bënin. Po të thoshte ai që, u bë ky mut muti, pështymat dhe sikterizmi ishin në një kor masiv. Edhe pse këtë mut mutin ai e kishte ngritur në qiell ca orë më parë në byronë e tij. Kështu edhe me Ramushin, foli Rama për keq, u ngrit me shpejtësinë e dritës kori i fyerjeve. Tani se sa i suksesshëm ishte për shqiptarët samiti i Berlinit, kuptohet vet. Për dy ditë u mbajtë heshtje zie, deri sa Rama sqaroi byronë politike të Ps, me fjali të stilizuara dhe të tjera, se, për partinë shkoi në Berlin, jo për raportet ballkanike, mosmarrëveshjet e serbëve me Kosovën dhe mbi të gjitha për çeljen e negociatave një premtim elektoral ku sipas gjasave do bëj që shqiptarët të hanë me lugë floriri. Eshtë nga ati farsat publike që hap një debat për të larguar vëmendjen nga çështjet bazë. Ose nga ato momente për të përfituar nga çështja kombëtare. Pikërisht nga ato taktikat fatale të Sali Berishës, që për pak populizëm bash në njëqind vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar deklaronte politika etnike me kufij nga Lugina e Preshevës deri në Prevezë. Në një farë mënyre në konceptin politik plotë aktorë të kësaj skene e konsiderojnë Kosovën një aset për përfitime. Rama nuk bëri përjashtim, madje e ka përdorur Kosovën më keq se kushdo tjetër. Dhe koha po vërteton se të gjitha tentavitat për afrimin me Serbinë kanë qënë për përfitime politike, jo për Kosovën. Për Shqipërinë jo e jo, se është vertetuar tashmë që shqiptarët kanë injoruar nervin politik në raport me vendet e rajonit. As për afrimin e popujve si përpjekje për të çtensionuar klimën ballkanike. Kjo është në vazhdën e dështimeve të njëpasnjëshme të qeverive shqiptare, për shkak të pasinqeritetit karshi njëri-tjetrit. E para shtetarët tanë gjithmonë e kanë parë nga lart shtetarin shqiptar të Kosovës. E dyta vetëm shtetarët tanë, këta në shtetin mëmë, nuk duan ta kuptojnë se shtetarët shqiptarë të Kosovës janë rritur. Dhe janë më të aftë se këta këtu. Mbajnë dhe kryejnë zgjedhje pa më të voglin dyshim a testim për zgjedhje të rregullta apo të parregullta. E kalojnë pushtetin pa më të voglin hezitim. Madje nuk prodhojnë liderë absolutë si në Shqipërinë absurde etj. Korrupsionin nuk e kanë në nivelet tona, po ashtu krimin dhe drogën. Madje nuk kanë asnjë kapobandë me mandatin e deputetit. Dhe e fundit e janë më atdhetarë e patriotë se ne në shtetin amë. Por ja që paskan një Ramush katunar, idiot, të patakt etj. Tani si t'ja bëjnë hallit. Kë Ramush të njohim, ai që luftoi, që dha dorëheqjen nga posti, e shkoi në Hagë për të vërtetuar botërisht se nuk kishte bërë krime lufte, por ishte luftëtar për lirinë e vendit të tij? Apo të besojmë Edi Ramën që nuk e di se çfarë është lufta për liri, nuk e di se çfarë është dorëheqja. Një Edi Rama që vjen nga rrugët e Tiranës, më plot histori rozë, një lloj bulisti i rritur në diktaturë, një shtetari që shikon me përçmim çdo mëndje kundër etj. Eshtë një absurditet i radhës ky... hero Tito, armik tito. Hero Stalini, armiku Stalini. Hero Mao, armiku Mao. Tani gënjeshtar Haradinaj, filloi kori i bretkosave, armik, idiot, katunar etj. Si nuk ju vjen turp, si nuk ju vjen neveri...