Kemi miq në Europë.

Nga: Blerim Gashani

Ai që thotë se nuk kemi miq në Evropë, e ka shumë gabim.

Pse?

Ja pse:

Në një samit ku shqiptarët përfaqësohen nga ekipe politikisht primitive dhe amorale dhe nga individë që nuk janë të denjë as të përfaqësojnë mahallën e tyre;

Në një samit ku shqiptarët e Kosovës përfaqësohen nga një President që bën argatin e Serbisë dhe avokon për plane të Akademisë Serbe;

Në një samit ku shqiptarët e Kosovës përfaqësohen nga një Kryeministër që nga lufta e këndej ka vetëm një potez normal - tarifën - dhe që votohet nga jo më shumë se 8 për qind;

Në një samit ku shqiptarët e Shqipërisë përfaqësohen nga një kloun plis-e-terllak-e-bo..ën-cullak kriminal;

Në një samit ku shqiptarët e Kosovës përfaqësohen - si i vetmi vend pjesëmarrës - nga ekipi që nuk flet me një gojë edhe për çështje jetike....

...eh....

...mu në atë samit, miqtë e shqiptarëve ende mundohen për ne.

Mu nga ai samit ne pêrfitojmē mbêshtetje për Kosovën.

Prandaj, mos thoni që nuk kemi miq në Evropë.

Pa ta - dhe me këtë pari që na pěrfaqëson - sot nuk do të ishte Samiti i Berlinit, por Kongresi i Berlinit.

Pa miqtë evropianë, sot - sikur në Kongresin e vitit 1878 - do të konsideroheshim vetëm si gjeografi.

Dhe, dihet çfarë pason pas një cilësimi të tillë!