Falë teje.

By: Nazim Hikmet

Shq: Sait Saiti

Çdo dite teme në dynja i vjen era pjepën
Falë teje.
Krejt frutat m'vijnë ndër duer sikur t'isha diell
Falë teje.
Falë teje rrnoj vetëm me mjaltën e shpresës.
Zemra jeme rreh, falë teje.

Read More

Flutur Nate

By: Catlyn Siehl

Shqipëroi: Merita Paparisto

Imagjinoje vajzën që të do si një flutur nate
një gjë që fluturon me flatra

një gjë që vazhdimisht përplaset me ty
sepse ti je drita në hajat,
drita në dush,
hëna.

Read More

Jasht kontrolli

Nga: Yannis Ritsos

Shqipëroi: XH.T.

Jo blu - thotë ajo - qielli është i kuq
me njolla të verdha. Ja çfarë thotë ajo. Ngre dorën,
merr një mollë të kuqe prej raftit, e ndan atë,
dhe i hedh pjatën edhe mollën nga dritarja,
rri pranë pasqyrës dhe kreh flokët,,,

Read More

Ndiq Fatin Tënd.

Nga: Fernando Pessoa

Shqipëroi: Anila Xhekaliu

Ndiq fatin tënd
Ujit bimët,
Duaj trëndafilat.
Pjesa e mbetur është hija
E pemëve të huaja.

Realiteti
Është gjithmonë më pak a më shumë
Se ajo që duam.
Vetëm jemi gjithmonë
Të barabartë me vetëveten…

Read More

Nga arti i ëndërrimit.

Nga: Fernando Pessoa

Shqipëroi: Anila Xhekaliu

Nga arti i mirëndërrimit

Shtyje për më vonë çdo gjë. Nuk duhet të bësh kurrë sot diçka që mund ta lësh mbas dore nesër.

Nuk ka nevojë madje as të bësh çfarëdoqoftë, as sot as nesër.

Mos mendo kurrë për atë që do bësh. Mos e bëj.

Jeto jetën tënde. Mos u jeto prej saj.

Në të vërtetë e në gabim, në gaz e në mërzi, ji vetja e vërtetë. Nuk ia del ndryshe veçse përmjet ëndërrimit, ngaqë jeta jote reale, jeta jote njerëzore, është ajo, që në vend që të përkasë ty, u përket të tjerëve. Do ta zëvendësosh pra jetën me ëndrrën, dhe do të shqetësohesh vetëm për të ëndërruar në përsosmëri. Në asnjërin prej akteve të jetës reale, qysh nga akti i lindjes dhe atij të vdekjes, nuk vepron në të vërtetë; je i ndikuar; nuk jeton, vetëm ke jetuar…

Read More

A dream within a dream

Nga: Edgar Allan Poe

Shqipëroi: Sait Saiti

Prano që ballin me ta puthë!
E tash që rrugët na u ndanë
më lejo këtë me të thanë -
nuk je gabim që e mendon
se ditët i pata si kush andrron;
E nëse shpnesa hapë ka krahët
Përgjatë ditës ose gjatë natës
Në nji vegim apo tjetërsend,
A thue ka me hupë përnjimend?
Veçse, krejt çka shofim apo duket
asht andrra n'andërr kah struket.

Read More

Fustani I Ri

Nga: Virginia Woolf
Shqipëroi: M.Paparisto
Kur Mabel po hiqte pelerinën pati dyshimin e parë serioz që diçka nuk shkonte mirë, ndërsa znj. Barnet, ndërkohë që i mbante pasqyrën, prekte furçat e flokëve duke tërhequr kështu vemëndjen e saj, ndoshta jo në mënyrë të dukshme mbi të gjitha paisjet për rregullimin dhe trajtimin e flokëve, tualetin e fytyrës, rrobat që ndodheshin në tavolinën e veshjeve, konfirmonte dyshimin që diçka nuk ishte ashtu siç duhej, diçka nuk ishte krejtësisht në rregull, ndjesi që rritej e rritej dhe ndërsa ajo zbriste shkallët i dukej sikur kjo ndjesi bëhej gjithnjë e më e fortë, dhe krejtësisht e bindur për këtë, ndërsa përshëndeste Clarissa Dalloway, shkoi drejt e në fund të dhomës , në një qoshe jo shumë te dukshme ku varej një pasqyrë dhe u pa. Jo! Diçka vërtet nuk shkonte…

Read More