Dhe Këmisha jote është e bardhë

Nga: Salvatore Quasimodo

 Sabina Darova

Sabina Darova

Shqipëroi: Sabina Darova

 

Me kokëzën  të varur më sheh;

Dhe këmisha jote është e bardhë, 

Gërsheti pakëz  prek gjirin

I sapo zgjidhur mbi shpatullën e majtë.

 

Drita më tejshkon: dridhet

Dhe prek krahët e tu të lakuriqtë. Të rishoh. Fjalë

kishe mbyllur dhe rrëmbimthi ato,

vendosnin zemrën

mbi peshën e një jete

që fliste me gjuhën e një cirku. E thellë rruga

nga ku  era zbriste

netëve të zgjatura të marsit,

 e na zgjonte si  të panjohur

Sikur të ish për herë të parë.

 

Nga Salvatore Quasimodo