Krimineli

Nga: Khalil Gibran

 Halit Methasani

Halit Methasani

Shqipëroi: Halit Methasani

Një djalë i ri me trup të fortë, i lodhur nga uria, u ul në pjesën e këmbësorëve në rrugë, duke u shtrirë dorën të gjithë kalimtarëve, lypte e përsëriste shtrirjen e dorës tek të gjithë, lypte e përsëriste këngën e trishtueshme të dështimit tij në jetë, ndërsa vuante nga uria dhe poshtërimi.
Kur erdhi nata, buzët e gjuha e tij ishin tharë nga etja, ndërsa duart bosh, si stomaku.
Ai e mblodhi veten dhe doli jashtë qytetit, ku u ul nën një pemë e filloi të qajë me hidhërim. Dikur i ngriti sytë në mëdyshje drejt qiellit, ndërsa uria po e gërryente përbrenda, e tha:
«O Zot, shkova tek pasaniku e kërkova punë por më përzuri ngaqë dukesha leckaman. Trokita në derë të shkollës, por s’më dhanë ngushëllim ngaqë isha duarbosh; kërkova çdo punë që të më jepte bukë, por asgjë nuk vlejti. Në dëshpërim kërkova lëmoshë, por ata, besimtarët, më panë e thanë: «Ai është i fortë dhe përtac, e s’duhet të lypë»
O Zot! Është vullneti yt që nëna më lindi dhe tani toka më kthen prapë tek Ti, para kiametit.
Pamja e tij ndryshoi. U ngrit dhe sytë i vezulluan me vendosmëri. Bëri një shkop të trashë nga një degë e pemës dhe e drejtoi për nga qyteti, duke thirrur: « Kërkova bukë me gjithë fuqinë e zërit, e s’më dhanë. Nuk e fitoj me fuqinë e muskujve! Kërkova bukë në emër të mëshirës, por njerëzia nuk m’u përgjigj. Do ta marr tani në emër të së ligës»
Vitet që kaluan djalin e bënë grabitës, vrasës e shkatërruaes shpirtrash, i mposhti të gjithë kundërshtarët, grumbulloi mjaft pasuri, që ia kaloi atyre në pushtet. Admirohej nga kolegët, zili e kishin hajdutët, i tutej vegjëlia.
Pasuria e tij dhe pozita e rreme ngadhnjyen gjer tek Emiri që e caktoi mëkëmbës të tij në atë qytet, - procesi i trishtë pasoi me governatorë të pamatur. Vjedhjet u përligjën, shtypja u mbështet nga qeveria, ndrydhja e të dobëtit u bë normë; mizëria krehur e lëvduar.
Kështu i bën prekja e parë e egoizmit njerëzor kriminelët prej të përkulurve, bën vrasësit prej djemve të paqës, kështu rritet lakmia e njerëzisë e godet prapë njerëzimin me njëmijëfish.

Përktheu
HALIT METHASANI
nga Anglishtja e Khalil Gibran:
The Criminal