Shpirtra të xhveshur

Nga Maram Al Masri

Shqipëroi Maks Rakipaj 

I kam parë.
Ato,
fytyrat e tyre me mavijosje të fshehura.
Ato,
me hematoma fshehur mes shalëve,
Ato,
ëndrrat e tyre të grabitura, fjalët e tyre të heshtura,
Ato,
buzëqeshjet e tyre të lodhura.
I kam parë të gjitha
kur shkojnë rrugës
shpirtra të xhveshur,
që shohin brenda vehtes,
gjithë frikë se mos i ndjekin pas
këmbët e stuhisë.
Vjedhëse hënash
kalojnë rrugës
të maskuara si femra të zakonshme.
Askush nuk mund t'i njohë
përveç atyre
që janë si ato.

© Maksim Rakipaj