Dhimbja

Nga Halil Gibran

Shqipëroi Halit Methasani

Përkthyesi Halit Methasani

Përkthyesi Halit Methasani

Dhimbja- thyerja e lëvozhgës
që kuptimin tënd mbështjellur mban
Ashtu si bërthama e frutit, duhet thyer
që zemra e saj diellit t'i qëndrojë
Edhe ti dhimbjen ta njohësh, lypset
E nëse zemrën në thagmë me mrekullitë
ditore të jetës tënde po ta mbash
edhe dhimbjet më pak të mahnitshme
se gëzimet s'do të qenë
Dhe stinët e zemrës do t'i pranoje
ashtu si stinët gjithmonë i pranon
tek mbi fushat e tua kalojnë
E me qetësi të plotë 
nëpër dimrin e pikëllimit tënd do shikoje

Më të shumtën e dhimbjes vetë e zgjedh
ilaçi i idhët që mjeku brenda teje bën
Sëmundjen në vetvete shëron
Ndaj mjekut vehte besoji,
ilaçin në heshtje pije, pa fjalë aspak në gojë
Pse, fjala e tij, 
ndonëse e rëndë e e fortë
Nga dorë e butë dhe e Padukshme udhëzohet
E gotën që të sjell, dhe pse buzët t'i djeg
Është baltë me lot të shenjtë njomur
Poçari vetë ka gatuar e pjek.