Diçka tënden kërkoj...


Pablo Neruda

Shqipëroi Maksim Rakipaj

Maksim Rakipaj

Maksim Rakipaj

Diçka tënden kërkoj mes të tjerave, 
mes lumit të beftë, dallgëzues të femrave, 
gërsheta, sy që ulen menjëherë, 
kofshë të bardha që duke notuar rrëshqasin nëpër shkumbë.

Papritmas dalloj thojtë e tu,
të gjatë, të shpejtë, nipër qershish, 
herë tjetër floknajën tënde që kalon e më bëhet
se shoh tek digjet në ujë portreti yt i zjarrtë.

Vështroja, por asnjëra s'kish regëtimën,
dritën tënde, baltën e errët që sillje nga pylli, 
asnjëra s'kishte veshët e tu të vegjël.

Pak dhe gjithçka je, nga të gjitha një,
kështu me ty përshkoj dhe dashuroj
gjithë Mississippin në një grykëderdhje femërore.

© shqipëroi Maksim Rakipaj