Puthja


Nga: Pablo NERUDA

 Maksim Rakipaj

Maksim Rakipaj

Shqipëroi: Maksim Rakipaj

Do t'të dërgoj një puthje me erën
e di që do ta ndjesh,
kryet do të kthesh , nuk do të më shohësh, por aty do t'më kesh.

Jemi krijuar po nga e njëjta gjë
që edhe ëndrrat janë krijuar.

Një re e bardhë do të doja me qënë
në një qiell të pafundmë
kudo të të ndiqja dhe të të dashuroja çdo çast.

Nëse je një ëndërr mos më zgjo
në frymëmarrjen tënde do t'më pëlqente të jetoj
ndërsa të vështroj vdes për ty.

Të më ëndërrosh mua do të jetë ëndrra jote
të dua sepse të shoh të pasqyruar
ndër më të bukurat ç'kanë më të bukur.

Thuamë ku do të jesh sonte,
ende ndër ëndrrat e mia?

Ndjeva një ledhatim në fytyrë,
deri në zemër më shkoi.

Deri në qiell dua të arrij
e me rrezet e diellit të shkruaj 'të dua'.
Do të doja çdo ditë era të frynte
ndër flokët e tu,
të mund ta ndjeja edhe nga larg
kundërmimin e tyre!

Do të doja të bëja me ty
çka pranvera me qershitë bën.

© shqipëroi Maksim Rakipaj