Larg

Nga: Maram Al Masri

Maksim Rakipaj

Maksim Rakipaj

Shqipëroi: Maksim Rakipaj

Atje, larg përqafimit tim
ti fle në një shtrat që tëndin s'e ke
fytyrën time më nuk e sheh
as sytë, që me dashuri të vështronin
as duart më nuk m'i prek
si e kishe zakon
para se të flije

do të zgjohesh natën
e t'i thuash "Nënë"
një gruaje që unë s'kam për të qënë

do të rritesh bir
larg syve të mi
do të shkosh në shkollë
te dera s'do të të pres
kur të sëmuresh
pranë teje, të shqetësuar, s'do të më kesh

s'do të ta njoh, as zërin as fytyrën
as erën s'do të ta njoh
dhe shkelmat e tua
në bark do t'i harroj
foshnjë tetëmbëdhjetë muajsh
që prej meje të rrëmbyen

© shqipëroi Maksim Rakipaj