Vajza e vogël nga Hiroshima


Nga: Nazim HIKMET

Shqipëroi: Maksim Rakipaj

Maksim Rakipaj

Maksim Rakipaj

"Hapeni, jam unë...
derë më derë po trokas
por askush nuk më sheh,
fëmijët e vdekur askush nuk i sheh.

Jam nga Hiroshima dhe kam vdekur
shumë vite më parë. Dhe shumë vite të tjerë do të shkojnë.

Sa etje pata atëhere:

kam, edhe tani kam etje, sepse fëmijët e vdekur
nuk rriten.

Pata flokë të ndritur, por zjarri m'i përzhiti, pata edhe sy të bukur të shkëlqyer, qelq m'i bëri zjarri.

Një grusht hi, ja ç'jam tani,
pastaj fryu një erë që dhe hirin e shpërndau.

Hapmani derën; nuk lutem për vete
sepse nuk më lypset më, as bukë, as oriz:
as sheqer nuk po ju kërkoj:
një fëmije të djegur si gjethe e tharë nuk i lypset gjë.

Vetëm kini mirësinë të firmosni,
ju lutem shumë, o njerëz, kudo qofshi,
firmosni, ju lutem, që zjarr si ky fëmijët të mos djegë,
dhe fëmijët gjithmonë, ëmbëlsira hëngshin."

© shqipëroi Maksim Rakipaj