Trëndafili i bardhë.

Nga: Amazona Hajdaraj

Përktheu nga italishtja: Sabina Darova

"Proza është shkruar nga autorja, në Italisht, për projektin e një libri me tregime dhe monologje teatrale me 12 autore të tjera ku trajtohet tema e dhunes fizike e psikologjike ndaj femrave. Po i ofrojmë lexuesit tonë përkthimin e Zj. Sabina Darova pa e shoqëruar me origjinalin Italisht të zj. Hajdaraj, mbasi nuk lejohet publikimi i origjinalit para botimit të librit (në proçes e sipër). 

----------------------------------------------------------------------------

-Muaj më parë, bleva dy lule të cilat nuk e di pse, i mbolla në të njëjtën vazo. Përpara se të nisesha për punë, ndalesha tek ato një çast e ndërsa i ujisja, i këmbeja edhe dy fjalë. Por, siç duket nuk mjaftoi. Trëndafili i bardhë, qe i rrinte karshi melllagës qe po nxirrte lulet e saja te fundit, kish varur petalet ne pikellim. Mellaga pushmadhe e prepotente po i zinte frymën. 
Kur e pata blerë kish tre gonxhe te porsaçelura, petalet ishin te buta e ne ngjyren e hënës. U dashurova me të ashtu siç u dashurova me Ty kur u takuam ne plazh.
Shumë i ndryshëm trëndafili im me petalet e mendafshta.
Shumë të ndryshëm edhe ne të dy.
Erdhëm deri këtu duke ecur krah per krah, unë dhe Ti. Valixhet janë gati e mbas nje gjysëm ore nisem. Do marr me vete dhe trëndafilin: ka nevojë per oksigjen qe te mbijetojë. 
Është mëngjez, e djelë. Pi kafen pa hequr nga trupi këmishen e nates ne setapur të bardhë, të cilën ma dhuroi muaj më parë për ditelindje.Të brendëshmet janë te vetmet gjera që di të dhurojë.
I ulur mbi një karrige në ballkon, vendos paketen e cigareve mbi tavolonë. Vështrimi i tij i humbur nuk është se me preokupon. Gjatë natës nuk kemi mbyllur sy (si une, ashtu edhe Ai.)... Mbas te njeqintes grindje nuk kish me kuptim vazhdimi. E kisha paralajmëruar, i kisha thene qe nuk do toleroja me te satin diskutim.

Nje natë me parë dola me dy miket e mia për te parë nje film, e më pas per ta mbyllur mbremjen në një pub me nga një birrë.
 

Frikë e pasiguri...

Frikë e pasiguri...

Për shume vite me radhë, nuk kisha dalë darkave kurrë pa Te, por me kalimin e kohës kisha arritur ti krijoja hapësirë daljeve të mia për kohën e lirë. Ky fakt e kish vënë akoma më ne krizë dhe për konseguencë, sillej akoma me dhunshëm ndaj meje. Kish pllakosur një heshtje e madhe ku dukej sikur nuk ish Ai i një nate më parë.

Dallohej qartë, që nuk kish asnjë dëshirë të kundërvihej mbas shumë vitesh të gjata diskutimesh pa fund e te panevojëshme. Dialogjeve tona ju kish ardhur fundi.
Mbërriti vetëm të murmërisë:

-Përse tani? E gjete te ikesh ketë çast mbas kaq e kaq vitesh së bashku? Më ke bërë që te humb vitet e mia më të mira!
Ish e vetmja shprehje qe arriti të formulojë, pothuajse bërbëlitës.

- Oh , i dashur! Ato vite nuk i ke humbur ti, ajo që i ka humbur vërtetë jam unë.. Vitet e kaluara së bashku iken, në të mirë e në të keq. Dhe tani kemi arritur në fund. Bija jonë nuk ka më nevojë për mua. Dhe në qoftë se po,do të dijë të më gjejë. Po iki duke lene mbas kurrizit kujtimet, por meqë ra fjala, dua që një pjesë ti fshi. Mundem ta bëj vetëm tani, dhe vetëm larg teje.

Gjendja ime u përpi nga trendafili i bardhë. E shkëpus nga vazoja, mbeshtjell lulen dhe rrënjën me një copë gazetë, duke lënë jashtë të vetmen gonxhe të mbijetuar.

Shoh atë të gjunjëzuar për tokë me shputat e duarve që i mbulojnë fytyrën. E lë ashtu. Tërheq valixhen e hedhur mbi krevat, i hedh një vështrim shtëpise, aty ku kisha jetuar per 21 vite te gjata, dhe dal duke tërhequr pas derën.

Nuk ishte e lehtë të mbyllja atë derë. Dëgjova një drithërimë që më përshkoi kurrizin dhe djersët e ftohta mbuluan lëkurën. Këmbët dridheshin. Nuk e kisha imagjinuar që do kish qënë kaq e vështirë, por kisha parashikuar reagimin e tij, të një burri të dorëzuar.
Thërras një taksi për të shkuar në stacionin e trenit, por paksa më parë ,telefonoj vajzën. I kish kuptuar në mënyrë perfekte arësyet e mia." Mami, te dua shumë",- kjo thënie vijëzoi një brazdë lotuese mbi mollezat e mia - " Ti nuk i përket babit, nuk i përket askujt, ke detyrime vetëm përballë teje.. Atyre duhet t'ju qëndrosh besnike, ashtu si dhe qetësisë tënde. 
Babi me kohë do ta kuptojë dhe ka për ti gjetur një shpjegim." Oh sa e embel! Sikur diçka më lëvizi brenda zemrës. Fjalët e saja inkurajuese ndërsa i dëgjoja, ishin ajër qe merr rrugë mbas një prove kur e mban të bllokuar në mushkri, e zhytesh në ujërat e thella të oqeanit.
Ehm, po. Edhe Ai e dinte. Nuk i përkisja më. Nuk kisha qenë e tija gjatë viteve të kaluara së bashku, e kish kuptuar, por e pati të vështire pranimin.
Ishte një mëngjez i nxehtë. Ngjitem mbi tren pa vështruar mbrapa. Pa pendesa, pa keqëardhje. Kish qënë kjo rruga ime, kish qënë zgjedhja ime , dhe për tani ky eshte vendimi im: gjetja e një këndi paqeje për vitet e mia të pjekurisë.
Duke u ngjitur mbi tren, hedh nje sy të shpejtë vagonit. Ish gjysem i boshatisur, mund të zgjidhja të ulesha ku të doja për tu humbur në mendimet e mia, të fshihesha në to si poshtë një pelerine gri. Por zgjedh një vend afër portës. Mbi një poltronë shoh të mbështetur një violinçel, ulem perballë në krah të dritares. E dija që një instrument muzikor nuk mundet ti marri rruget vetëm, ashtu siç nuk mund ti marri trëndafili im. Në fakt, pak para nisjes, hyn nxitimthi një djalosh moshatar me time bijë.
I merrej fryma,por më përshëndet duke u vendosur perkrah violinçelit dhe shpjegon që ish ulur nga treni për të vulosur bileten, kish harruar ta kryente ndërsa vraponte për të marrë trenin

Treni merr udhë. Qetësia ime ndiqet nga zhurma e rrotave dhe shikimi i djaloshit.
Ndjej nxehtësi mbi fytyrë: lotet zbresin mbi buzë. I lëpij me gjuhë dhe ndjej që kanë një shije të ëmbël.
Djaloshi që herë pas here kërkonte sytë e mij, nxjerr jashtë nga këllëfi instrumentin dhe më thotë: - Zonje, ju jeni e trishtë, dua të luaj për ju! Dëshironi ta zgjidhni ju melodinë?"
Ndërsa vendosej në poltronën përballë meje, vë re që ndoshta nuk është me origjinë italiane, e konstatoj nga ngjyra e lekurës dhe forma bajame e syrit; theksi me të cilin më drejtohet më konfirmon dyshimin.
E shoh me ngrohtrësi, nuk mundem ta shoh ndryshe kur ai ulet në buzë të poltronës, zgjat harkun dhe shtrëngon violinçelin mbi gjoks duke prekur lehte kordat me hark.
Duke provuar nje sensacion të ëmbël , arrij ti them qe nuk dija çfare do kisha deshirë të dëgjoja.
 

Në kontroll të vetvetes...

Në kontroll të vetvetes...

- Më thuaj, e ke parë filmin " Pianisti mbi oqean"? Do luaj atë muzikë për ju!
Melodia nga e cila mu mbushen mushkeritë në atë moment, u përzie me zhurmën e trenit, u përzie me kujtimet dhe zërin tim.
Në sejcilin pejsazh që vështroja nëpërmjet dritares së trenit, i hiqja pluhurin një pjese të jetës time.
Të parat dallgë të qeta , më shoqëruan tek kujtimet e pastërta të fëmijërisë, tek shtëpia ku kisha lindur, tek vrapimet mbi lëndinat jeshile mbushur me luledele, tek kenga e turtullit mbi parvazin e dritares së dhomës së gjumit, tek aroma e ëmbël e tokës mbas shiut kur i heq etjen. Më pas për të më dërguar akoma më thellë se çdo rritje toni të muzikës. Forca e e thirrjes se saj gërvisht brenda plagët e mia.

- A e dini cilat janë kujtimet që të afrohen si një thikë metalike e ftohtë, drejt dhe ne zemër?
Ato kur je më pak se 18 vjeç, martohesh duke menduar se ke gjetur dashurinë e jetës tënde. E Përfundon duke kenaqur nevojat seksuale të një burri, duke konstatuar se si trupi yt qe je kujdesur dhe e ke dashur shumë, transformohet në një objekt.
Dhe ende me keq ateherë kur, kërkon ti mbushësh mendjen vetes që ai ishte fati yt.
Provon një dhimbje të fortë për atë fat, kur ndjehesh e detyruar që të mbërthehesh tek porta e makines ndërsa ai e nget i pirë. Mbahesh fort me mendimin se ndoshta ajo derë mundet te të shpëtojë jetën . Po, po, tamam ashtu!

Ohh, dhe kur duhet të marrësh në gojë penisin e tij duke kërkuar ta kënaqesh me lëpirje e ledhatime naive, ndërsa ai drejton timonin e makinës ? Ndjej që më vjen pèr të vjellë ndërsa më pershkojnë keto kujtime të hidhura. Apo kur ndalet ne ndarjen e emergjencës në autostradë dhe shurron një pjesë të verës së pirë gjatë mbrëmjes. Nuk të vjen dëshira që tja copetosh atë sendin me dhëmbë, t'ja copëtosh copë e çikë?
Por ndjen frikë për atë çka mund të vijë më pas.
Reagimi i tij prej burri të dehur është njëlloj si ai i qenit të zemëruar.
Ndjehesh pis brënda, ndjehesh një prostitutë, po, një prostitutë që ka nevojë për dashuri.
Por, a e dini një gjë tjetër? Nuk ka qenë gjithnjë kaq e tmerrshme! Edhe unë argëtohesha, dhe a e dini se si? Gjate gjithë këtyre viteve e kam tradhëtuar me shumë burra, me çdo kush që më perkëdhelte me fjalë e që më vinin në pah bukurinë dhe ëmbëlsinë. E kam tradhëtuar me të gjithë miqtë e tij.
Ndërsa ai përdorte trupin tim, unë përdorja mendjen me burrat e tjerë. Keshtu arrija dhe unë kënaqësinë e orgazmës.
Marr frymë thellë, ndërsa treni lë pas një vend tjetër. Shoh djalin përballë meje që vazhdon të luajë pa ia hequr sytë violinçelit të tij të dashur. Mendoj se ndjej ethen e thithjes së një cigareje përpara se të vazhdoj tregimin. Nuk kam djegur kurrë cigare në jetën time, por ndjej që do më kish bërë mirë tymi që do ngrihej si kurorë shtëllunge mbi trurin tim.
- E dini,- vazhdoj në rrëfimin tim,- mbas lindjes së vajzës sonë, kam patur një shtatëzani tjetër.
Kur ndodhesha në javën e pestë të saj, ishim grindur: sipas tij isha kokefortë e doja të veproja simbas mëndjes time. 
Madje, shpesh herë më akuzonte që edhe vajza jonë kish lindur femër dhe jo mashkull , sepse edhe ketu kish triumfuar dëshira ime.

Atë mbrëmje , mbas një grindje të rëndë, degjova therrje të forta në bark. Ish sikur të shkëputeshe një copë mishi nga trupi . Nxitova në banjë, dhe para se të ulesha mbi wc, pergjatë shalëve filloi të kulloje gjak.
Ulëriva, thirra Ate, i kërkova të më dërgonte menjëherë në spital. Ulerija dhe e përgjëroja që të nxitonte tek unë.
Po shihte ndeshjen e mallkuar të futbollit. Nuk lëvizi nga karrigja ndërsa unë dështoja si një bushtër.
Mbas një ore dhimbjesh e të bërtiturash, u shtriva mbi krevat e lagur qull nga lotët e përziera me gjak.

Dëshiroja të vdisja.

Mbas mbarimit të ndeshjes, më afrohet në krevat me puthje, duke u shpjeguar që nuk kish kuptuar se çfare po më ndodhte, qe zëri i tv-së ishte shumë i lartë , dhe që po përsërisja një nga ato krizat e mia histerike. U mundua të justifikohej me të gjitha mënyrat pë tu shfaqësuar për humbjen e fëmijës sonë. Kërkonte ndjesë dhe mundohej të më mbushte mendjen që më dashuronte shumë. Kërkoi të më shoqëronte ne spital. Por unë nuk doja të lëvizja nga krevati. Nuk ndjeja asnjë dëshirë për të jetuar. Vazhdoja të bindja veten që ai ishte fati im të cilin nuk mundesha ta ndërroja.
Vajza jonë kishte vetëm një vit jetë. Më mungonte edhe leja e qëndrimit. Ku mund të shkoja? E kisha menduar shpesh kthimin në atdheun tim, por prindërit kishin humbur jetën në një aksident rrugor pak më parë se të njihesha me Të.
Ish viti 97' , Shqiperia gjendej mes shkatërrimesh të medha, anarki sociale e politike. Pjesa dërrmuese e burrave lëviznin të armatosur deri në dhëmbë, sepse populli kishte shpërthyer depot ushtarake të mbushura me municion. Vajzat akoma të parritura grabiteshin dhe detyroheshin të prostituoheshin me force apo me manipulim mendor. Mundej edhe të rikthehesha, por më pas? Do të kisha përfunduar në duart e kushedi se kujt burri që mund të sillej më keq akoma, e madje e ridërguar sërish në Itali, si grua rruge me një fëmijë për tu rritur.

Tani nuk do kisha aresyetuar me të njëjtën mënyrë, por në ato kohë ishte më e thjeshtë për tu trembur, dhe Ai bente gjithçka që ta kuptoja që isha grua me fat. Mendoja se ndoshta ishte më lehte të merrja në gojë penisin e tij pa asnjë dëshirë seksuale, se sa të isha një nga të cilat ku me dhjetra burra kerkonin të kenaqnin dëshirat e tyre të babëzitura për çdo mbrëmje. Kuptoja që kisha një bashkëshort të keq, por ishte e keqja më e vogel se një burrë qe do kish nxjerrë fitime nga trupi im.
 

Tregim...

Tregim...

Mbas disa vitesh nga dështimi, Ai kerkonte një fëmijë tjetër. E kërkonte dhe familja e tij. Ishte djali mbas kater motrave. Prinderit do kishin vazhduar të lindnin fëmijë deri kur do lindte një mashkull për të trasheguar mbiemrin e familjes.
E deshironin ketë gje edhe prej meje, vetem se nuk mundja ti plotesoja deshiren. Nganjëhere ndjehesha e çliruar sepse nuk isha unë ajo që duhej te vendoste, por trupi im qe kish vendosur t'ju pergjigjej , Jo!.
Kisha frike ndaj një dhune tjetër, por për mua akoma më të rënda ishin fjalët e tija ndëshkuese , atëherë kur më shakullonte :- " Çfare gezimi po me jep në jetë, kur nuk arrin të më dhurosh një fëmijë tjetër? Çfare gruaje je? Më duket sikur kam martuar një copë druri. Je e mire vetëm kur gatuan, pastron, e të hapësh këmbët kur ta kërkoj". Fillimisht i përgjigjesha me të njëjtën egërsi verbale që përdorte. Nganjëherë arrinim dhe në perdorimin e duarve. Me kohë ndërrova sjellje, arrita qe të kërkoja ta ndërroja e ta trasformoja në një njeri tjetër . E bëja për Atë, apo për vetëveten në kërkim të qetësisë? Janë disa gjëra që i bëjmë pa e kuptuar përsenë, si dhe pa ditur që ti jipet një shpjegim.




Kështu, ndërsa vitet kalonin, vajza jonë rritej e bashkë me të dhe unë. Brenda meje piqej një grua tjetër, ndoshta një grua më djallëzore që kërkon të përmirësojë kushtet e jetës, pa ja dalë që ti ndërrojë në mënyrë të prerë. Frikë, ngushellim, dashuria ndaj fëmijës? Nuk e di!
Mendoj që nuk më ka tradhëtuar asnjëherë. Oh, sa do të dëshiroja që ta kish bërë!
Shpresoja qe të ish dashuruar herët a vonë me një grua për të kuptuar vlerën e fjalës Dashuri.
Por më kot. Ish posesiv vetëm me mua. Duke më qëndruar besnik besonte se edhe unë do kisha bërë të njëjtën gjë. Ndjehej i lumtur, sepse nuk i kisha dhënë kurrë arësye për të menduar të kundërtën, sepse tradhëtite e mia ishin cerebrale.
Vajza tashmë është 20-vjeç, ndodhet me studime në Gjermani. Me transferimin e saj, mendoj që jeta ime duhet të marri një tjetër udhë. Ti kthej faqen të shkuarës, larg nga Ai. Vetëm, në kërkim të një thërrime dashurije për vetëveten, diku në një vend tjetër....
E ëndërrova, por sa e sa herë ktheja mbrapsht vendimin që duhej marrë, më mungonte guximi.

Treni u ndal në një tjetër stacion. Nuk e kisha vënë re. U shkunda vetëm atëherë kur djali pushoi ekzekutimin e pjesës. E vështrova gjatë në sy, duke mos kuptuar nëse kisha folur me zë të lartë, apo kishin qënë vetëm mendimet brenda kokës time. Dyshimet mi fshiu veshtrimi i tij i ëmbël dhe rrezatues, kur tha:

- Zonjë, ju pëlqeu muzika ime?

- Oh i ëmbli djalë! Sa dashuri dhe ngrohtësi arrite të më përcjellësh!
Madje, as edhe ketë frazë arrita ta shqiptoj me zë të lartë, e mbajta për vete. Duke i tërhequr dorën pranë te mijave, e falenderova me zemër. Ngrihem nga vendi dhe i them:

- Këtu duhet të zbres!
Vështrova jashtë. Një rreze drite penetronte nga dritarja duke u thyer mbi petalet e trëndafilit në të gjitha përthyerjet e ngjyrave. Trëndafili im i bardhë u ngjye në rozë, falë muzikës, diellit, dhe oksigjenit të lirë.