Learning to Fly by Pink Floyd

Shqipëroi: Mariola Poro

Ne distance, nje fjongo zie
gjer ne piken e mosrikthimit, shtruar,
ne nje fushe nga era te rrahur, nje fluturim fantazie…
Ne vetmine time, shqisat lekundshem,
nje ngashenjim fatal me mban me force shtrenguar…
si mund t’i shpetoj ketij shtrengimi te papermbajtshem?

Nuk mund t’ia heq syte qiellit qe rrotullohet,
gojekycur e i ndrydhur, thjesht nje qenie tokesore e papershtatshme… Une.

Akullsi formesohet krahemajave te mia
pa marre parasysh paralajmerime, 
kam menduar vet… kam menduar une per te gjitha,
nuk ka navigator te gjeje rrugen e shtepise sime.

I zbrazur, bosh e i shnderruar ne gur,
nje shpirt ne tension, po meson te fluturoje
i lidhur ne toke, por i pathyeshem per ta provuar…

Nuk mund t’ia heq syte qiellit qe rrotullohet,
gojekycur e i ndrydhur, thjesht nje qenie tokesore e papershtatshme… Une.

Siper planetit mbi nje krah dhe nje lutje,
nje gjurme avulli ne zbrazetine e ajrit, aureola ime e piste
Permes reve shoh hijen time ne fluturim
nga i perloturi kendi i syrit tim.

Nje enderr e pakercenuar nga e agimit drite,
drejt e ne catine e nates, do te mund ta frymoje kete shpirt…
Nuk ka ndjesi te krahasohet me kete gjalleri te pezullt, 
gjendje hareje…

Nuk mund t’ia heq syte qiellit qe rrotullohet
gojekycur e i ndrydhur, thjesht nje qenie tokesore e papershtatshme… Une...