Come Back to Life by Pink Floyd

Shqipëroi: Mariola Poro

Ku ishe ti kur unë isha e djegur dhe e thyer,
ndërsa ditët kalonin nga dritarja ime duke shikuar?
Dhe ku ishe ti kur unë isha e lënduar dhe e pafuqishme,
sepse gjërat që ti thua dhe gjërat që ti bën, më rrethojnë...

Ndërsa ti ishe duke varur veten në fjalët e dikujt tjetër,
duke vdekur për të besuar në atë që dëgjoje,
unë ngulja shikimin drejt e në diellin që ndriçon,
e humbur në mendime dhe e humbur në kohë...

Ndërsa farat e jetës dhe farat e ndryshimit mbilleshin,
jashtë shiu binte errët dhe ngadalshëm,
ndërsa unë meditoja në këtë kalim kohe të rrezikshëm, por të papërmbajtshëm.

Mora një udhëtim qiellor përmes heshtjes sonë,
e dija që momenti kishte ardhur,
të vrisja të kaluarën dhe të rikthehesha përsëri në jetë...

Mora një udhëtim qiellor përmes heshtjes sonë,
e dija që pritja kishte filluar
dhe u drejtova drejt e në brendësinë e diellit që ndriçon...