Stairway to Heaven by Led Zeppelin

Shqipëroi: Mariola Poro

Është një zonjë që është e sigurt,
se gjithçka shkëlqen është ar
dhe është duke blerë një shkallë për aty lart.

Kur aty t’mbërrijë, do të kuptojë, 
që nëse të gjithë dyqanet do t’jenë mbyllur,
me një të vetme fjalë mund të ketë gjithë për çka erdh’.
Ooh, dhe po blen një shkallë për në qiell.

Ka një shenjë në mur, por të jetë e sigurt dëshiron,
sepse… e dimë, ndonjëherë fjalët janë të dykuptimta.
Në një pemë pranë përroit, është një zog që këndon,
nganjëherë gjithë mendimet tona janë të dyshimta.

Ooh, kjo më mahnit
më mahnit…

Është një ndjenjë q’më pështjellon, 
kur shikoj në perëndim,
dhe për t’u larguar qan shpirti im.
Në mendimet e mia, 
kam parë unaza tymi pemësh përmes,
dhe zërat e atyre që rrijnë, atypari shohin... serbes.

Ooh, kjo më bën të mahnitem,
Ooh, me të vërtetë që më lë me gojë hap’

Dhe mërmëritet që, së shpejti, 
nëse të gjithë intonohemi me melodinë,
atëherë fyelli do të na çojë në arsyetim.
Dhe një ditë e re do të agojë për ata që në pritje qëndruan gjatë,
dhe pyjet do t’përgjigjen në jehonë qeshjesh aty paq.

Nëse ka rrëmujë në gardhin tënd, mos u shqetëso aspak,
është thjesht një pastrim pranveror për mbretëreshën e majit.
Po, ka dy rrugë që mund të përshkosh, por përgjatë tyre
ka ende kohë për të ndryshuar udhën ku ndodhesh…
Dhe kjo më mahnit...

Koka të gumëzhin dhe nuk do të të kalojë, e në rast se nuk e di,
fyelli të bën thirrje të bashkohesh me të.
Zonjë e nderuar, a mund ta dëgjosh erën që fryn…
dhe a e dije që, shkalla jote përshtrihet ndënë pëshpëritjen e erës?

Dhe ndërsa bëjmë tëposhtë në rrugë,
hijet tona më lart se shpirti.
atje ecën një zonjë që të gjithë e njohim,
shkëlqen veç dritë të bardhë dhe t’na tregojë dëshiron,
si ende gjithçka, në ar shndërron.

Dhe nëse dëgjon më fort
më në fund melodia do të vijë teksa stisesh.
Kur të gjithë janë një dhe një është e gjitha
të mund të jesh një shkëmb dhe t’mos rrokullisesh…

…hej… ajo po blen shkallën drejt Parajsës...