PSHERËTIMË

Shqip: Maksim Rakipaj
Nga: José Asunción Silva

Në pafsh ndër kujtime ndonjë ditë
Mes mjegullës së kohës së shkuar
Të t'çfaqet kujtimi im i trishtë
Nga muajt, vitet, gjysëm i shuar;

Dije, malli im ka për të qënë
Dhe i shenjtë kujtimi në qoftë
Ngri kryet drejt diellit a hënës,
Mbushi sytë e bukur me lotë;

Oh, mos më kërko këtu mbi dhé
Ku kam jetuar dhe jam përpjekur,
Por në mbretërin'e vdekjes, atje
Ku paqe, prehje kam për të gjetur!

© shqipëroi Maksim Rakipa