NË AGIM DHËMBJA ËSHTË E LODHUR


Nga: Tahar Ben Jelloun

Shqipëroi: Maksim Rakipaj

Në agim dhëmbja është e lodhur
trupi lëshohet mbi dheun e lagësht.
Del dielli i ngathët nga plagët 
ndërsa nata largohet
mbi një lundër të rastit.
Ndoshta kjo ditë do t'i qaset kodrës
ku njerëzit do të përkulen të vjelin
frutat e brezave dërguar për fli.
Me zemër në dorë erdha në vendin tënd
nga imi përzënë.
Pak nga dëshira, pak nga nevoja,
erdha këtu të mbijetoja, 
të ardhmen e fëmijëve të siguroja
të ardhmen e viteve tanë të cfilitur
erdha diçka të fitoja
që të mos kem turp.
Vendin tënd nuk e njihja
Ka një pamje të ëndërrt,
si përrallë, si një besim, por pa diell...
Erdhëm këtu të rrëfejmë,
me këngë çmendurie në kokë...
Dhe na mbeti vetëm malli dhe copa ëndrrash...
Sigurojmë bukën e gojës dhe strehë
me punë nëpër ofiçina, kantiere dhe copa ëndrrash
E rëndë të ndjehesh i përjashtuar,
e rrallë fjala e mirë
e rrallë dora e shtrirë.

© shqipëroi Maksim Rakipaj