Poezi - Iman Mersal

Përshtati shqip: Xhabir Tabaku

...Kur Dostojevski tha,
gjithkuj i duhet nji streh' ku t'shkojë,
e pat fjalën për njerëzit klasikë,
me baseta të gjata
e pallto që shprehnin vetminë.

Mua nuk më pëlqejnë melodramat
e nuk e shoh të udhës me këputë nji lule
e me ja vu krah dikuj që vdiq.

Nëse largohem tashti,
Do e mbërthej nga krahu të parin burrë në rrugë
dhe do e shtyj te kafeneja bri trotuarit.
Do i tregoj se nji burrë jeton në dhomen ngjat meje
pa makthe gjumi,
....
Kam me i kallzu burrit të huaj se jam jetime
dhe kjo asht arsye ma se e fortë me shkrue
poezi të bukura.
Do i them se jam e pakujdesëshme
dhe se nga nji ajtje sinusi
po më bëhet tumorr.
...
E prap vazhdoj me rrejtë
tue e dijtë mirë se po më la ai,
vdekja a ma e lehtë se me ndrrue hapat.

Nga Iman Mersal*
Përshtati shqip: Xh.T. 18

* Iman Mersal ka lindur në nji katund të vogël në Egjipt në vitin 1966. Studimet e nalta i mbaroi në "Mansura University". Ka qenë drejtore e revistës feministe "Bint al-Ard" (Vajza e botës) dhe editore e sajë nga 1985-1988. Aplikante e nji zhanri relativisht të ri në letërsi, qasidad al-nathr - (prozë poetike) ajo është autore e disa vëllimeve me poezi. Poezitë e saja janë botuar në revistat ma prestigjioze në Francë, Angli e Amerikë. Asht tash profesoreshë e letërsisë arabe në nji universitet në Alberta/Kanada. Veprat e saja në anglisht përkthehen nga vete autorja me ndihmen e Khaled Mattawa.