Nizar Qabbani-Poezi

Përshtati shqip: Xhabir Tabaku

Dua të shkruaj fjalë tjera për ty,
veç për ty me shpikë nji gjuhë tjetër
në përputhje me masen e trupit tand
E të dashnisë t'eme.

Du me i ikë fjalorëve të gjuhës,
e buzët me i lan' mbrapa.
M'asht mërzitë goja ime,
tash dua nji gojë tjetër,
që herë bahet
pemë qershije, e herë kuti shkrepsash.
Nji gojë, nga e cila fjalët vijnë
si nymfat prej detit
a si zoçkat e bardha të pulës
nga kapela e magjistarit.

Nga: Nizar Qabbani*
Përshtati shqip: Xh.T. 18

* Qabbani ka lindur në Damask më 1923 dhe ka vdekë në Londër më 1998. Babai i tij ishte arab sirian nga Damasku e nana turke. Nizar është popullor në botën arabe qoftë si poet apo edhe si diplomat i karierës. Ka filluar shkrimin e poezisë që 16 vjeç. U ba i njoftun që me vëllimin e parë poetik me titull " Bruneta më ka tregue", mandej nji numër i madh botimesh do pasonin. Është i përkthyer në disa gjuhë të huaja. Tragjeditë e vdekjet e shumta në familje do i jepnin tonin poezisë së tij. Sidomos mbas vetëvrasjes e së motrës 22 vjeçe, Qabbani do i dedikohej mbrojtjes të së drejtave të femrës arabe.