Shpirti i detit

Shkrimtar, poet, skulptor dhe piktor amerikan, sot, më 13 janar, është data e lindjes së tij. U bë i njohur më tepër në sajë të tregimeve të tij fantastiko shkencorë dhe horror. Ishte i varfër dhe shpesh për të mbajtur veten e prindët bënte punë krahu nga më të ndryshmet, vjelës frutash, druvar etj. Pas vdekjes së tyre, krijoi familjen e vet. Ja njëra nga poezitë e shumta të tij:

SHPIRTI I DETIT
Nga: Clark Ashton Smith

Shqipëroi: Maksim Rakipaj

Një erë vjen nga deti,
Në zbrazëtinë e errët gjëmon,
Ulurin bashkë me ujrat e stuhishëm.
Ndërsa mbi baticën e shpejtë
Qielli të tjerë ujra derdh
Që ngrihen e shkapeten mbi shkëmbijtë
Ngritur lart drejt pafundsisë.

Si shpirti i detit, 
I pakënaqur, i uritur,
Mbi anije turret dhe brigje,
Sulmon tani dhe mbi steré
I ngjirrur, kërkon tjetër pré
Dhe zërat e natës heshtin
Kur dëgjohet ushtima e tij.

© Maksim Rakipaj