A dream within a dream

Nga: Edgar Allan Poe

Shqipëroi: Sait Saiti

Prano që ballin me ta puthë!
E tash që rrugët na u ndanë
më lejo këtë me të thanë -
nuk je gabim që e mendon
se ditët i pata si kush andrron;
E nëse shpnesa hapë ka krahët
Përgjatë ditës ose gjatë natës
Në nji vegim apo tjetërsend,
A thue ka me hupë përnjimend?
Veçse, krejt çka shofim apo duket
asht andrra n'andërr kah struket.

Qëndroj në mes të nji gjamimi,
bregut nga dallgët i vjen trazimi,
Dhe mbaj në të dorës pllamë,
kokrra të të praruemes ranë -
Sa pak! E secila nis e shket,
mes gishtave, n'ujë humbet,
E unë kjaj, kjaj, i bamë terbjet.
O Zot! A nuk mund t'i mbaj
ma shtrënguet, mos t'më shkajë - 
O Zot! të paktën njenën kësodore
me e pshtue prej dallgës mizore?
A asht krejt çka shofim apo duket
si andrra n'andërr kah struket?