Ballad of the Londoner

Nga: Flecker

Shqipëroi: Sait Saiti

Mbramja bjen mbi muret e nxime,
Dhe kangjella prej shiut laget,
Dhe unë po kaloj lumin e vjetër
Me pa mikneshën time, apet.

Treni i madh dhe solemn vozit,
Mjet ende i mistershëm dashtnie,
Ka shumë drita t'prarueme e t'bardha,
Me vetëm nji yll flakë kuqnie.

Njoh nji kopsht te nji rrugë
Që kush tjetër nuk e njihte;
Njoh nji trandafil matanë Tamizit,
Ku lulet janë t'pakta e t'ligte.

Flecker, Ballad of the Londoner