Feksja e fundit

Nga: Octavio Paz

Shqipëroi: M. Paparisto


Floku yt ka humbur pyllit

këmbët e tua prekin të mijat.

Kështu e fjetur je më e madhe se vetë nata

por ëndrrat e tua i nxe dhe kjo dhomë.

Sa shumë që jemi duke qenë dhe kaq të vegjël!

Jashtë një taksi kalon

me ngarkesën e vet prej fantazmash.

Lumi që kalon këtej pari

gjithmonëdo

rrjedhë së prapthi.

Do jetë vallë e nesërmja një tjetër ditë?