Jasht kontrolli

Nga: Yannis Ritsos

Shqipëroi: XH.T.

Jo blu - thotë ajo - qielli është i kuq
me njolla të verdha. Ja çfarë thotë ajo. Ngre dorën,
merr një mollë të kuqe prej raftit, e ndan atë,
dhe i hedh pjatën edhe mollën nga dritarja,
rri pranë pasqyrës dhe kreh flokët,
me këpucët e kuqe, flokë të blertë, gjitë blu
me thikën ndër dhëmbë si frena,
gati me iu hedhe mbi imazhin e saj si kal i kuq -
dhe mbi krifën që flakëroi papritë thellë pasqyrës...

Samos, më Gusht 1964

Yannis Ritsos

Yannis Ritsos