Ndiq Fatin Tënd.

Nga: Fernando Pessoa

Shqipëroi: Anila Xhekaliu

Ndiq fatin tënd
Ujit bimët,
Duaj trëndafilat.
Pjesa e mbetur është hija
E pemëve të huaja.

Realiteti
Është gjithmonë më pak a më shumë
Se ajo që duam.
Vetëm jemi gjithmonë
Të barabartë me vetëveten.

Të jetosh vetëm është e ëmbël,
Të jetosh thjesht,
Gjithmonë, është e fisme dhe e madhërishme,
Në altare, apo në tempull
Zotave, lëru dhimbjen.

Shikoje jetën nga larg.
Mos e pyet kurrë.
Nuk mund asgjë
Të të thotë. Përgjigja
Është përtej zotave.

Por në qetësi
Imito Olimpin
Thellë zemrës tënde.
Zotat janë zota
Sepse nuk mendojnë.

Fernando Pessoa

Fernando Pessoa