Flutur Nate

By: Catlyn Siehl

Shqipëroi: Merita Paparisto

Imagjinoje vajzën që të do si një flutur nate
një gjë që fluturon me flatra

një gjë që vazhdimisht përplaset me ty
sepse ti je drita në hajat,
drita në dush,
hëna.
Je diçka e ngrohtë përbrënda së cilës 
ajo dëshiron që të zvarritet . 
Per dreq,
ti gjithashtu e dëshiron 
gerryen një hapësirë diku poshtë kërthizës
dhe e lë atë të ngjeshë fytyrën aty
kaq ndryshe nga hera e fundit
kur e ke bërë

ndoshta kjo eshte dashuria kur plaga
shërohet pa u infektuar.

kur ajo nuk fluturon dot më
por ti betohesh që e ke parë njëherë me flatra.