Dhuratë

By: Feruh Feruhzade

Shq: Sait Saiti

Po flas nga thellësia e natës,
Prej thellësisë së mbyllur
flas, sikur nga thellësia e natës.

Nëse vjen në shtëpinë time, mik,
sillmë një kandil dhe një dritare ku t'ia hedh sytë
njerëzisë në xhadenë e hareshme.

Feruh Feruhzadja, Hediyeh / Dhuratë