Falë teje.

By: Nazim Hikmet

Shq: Sait Saiti

Çdo dite teme në dynja i vjen era pjepën
Falë teje.
Krejt frutat m'vijnë ndër duer sikur t'isha diell
Falë teje.
Falë teje rrnoj vetëm me mjaltën e shpresës.
Zemra jeme rreh, falë teje.

Edhe mbramjet e mia ma të vetmueme
shndrisin si një qylym Anadolli në mur
Falë teje.
Para se të mbërrija në shehër
U kota në një bahçe trandafilash, falë teje.
Falë teje, nuk e la me hy
të veshun me petkat ma të buta
vdekjen që troket në derën teme
me kangë që thërrasin rahatin e madh.

Nâzëm Hikmet, Senin Sayende / Falë teje