FLUTURIME


By: Antonia Pozzi

Shq: Maksim Rakipaj

Shi rrebesh zogjsh
mbi pemën e xhveshur:
që lehtaz fërgëllon
me gjethe të gjalla
veshur.

Beftas me një fëshfërimë
ikin trumbë,
shkurti i kaltër
me mbrëmjen
qëndron 
mbi degët.

I brishtë trupi im, 
xhveshur nga hijet
që prej tij
fluturojnë.